E Diel, 1 Nëntor 2026

KM miraton rritjen e pagës minimale dhe tekste falas për familjet në nevojë

Në kuadër të luftës ndaj varfërisë të skajshme, qeveria ka vendosur dhënien e teksteve shkollore falas, për të gjitha familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike. Lufta ndaj varfërisë përbënte një nga çështjet për diskutim në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri Berisha e cilësoi serioz studimin e Bankës Botërore PNUD dhe Institutit të Statistikave që dëshmon faktin se të paktën 200 mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria. Shtuar këtu dhe 170 mijë të tjerë pas rritjes sërish në 1 maj të këtij viti të pagave dhe pensioneve. Këtu kryeministri publikoi një iniciativë që ndihmon familjet të përfshira në ndihmë ekonomike. Në këtë linjë kreu i qeverisë shpalli projektin e qeverisë për hartuar skemë të re të ndihmës ekonomike, e cila merr për bazë gjendjen reale të familjeve shqiptare. Aktualisht zbatohet një skemë që synon parazitimin në shpërndarjen e ndihmës gjë të cilën kryetari i qeverisë e cilësoi të papranueshëm. Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pagës minimale në shkallë Republike nga 17 mijë lekë në 18 mijë lekë. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri informoi se kjo është paga minimale në shkallë Republike, pasi në sektorin publik është pak më e lartë. "Për shkak të sektorit privat ne ndjekim një politikë më të butë në rritjen e pagës minimale, dhe jo politikën agresive që ndjekim në rritjen e pagave të sektorit publik", tha kryeministri. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për krijimin e disa parqeve eolike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›