E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton listën e re të rimbursimit të barnave

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka miratuar listën e re të rimbursimit të barnave, në të cilën përfshihen rreth 70 artikuj të rinj farmaceutikë. Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë Berisha vuri në dukje se kjo është lista më e gjerë e rimbursimit të barnave që është miratuar deri më sot. Kjo listë është produkt i një konsulte të gjerë dhe i respektimit të ndjeshmërive dhe kërkesave të ndryshme. Zgjerimi i kësaj liste u bë i mundur në saj të performancës të mirë financiare dhe menaxhimit shumë më të mirë të fondeve të përcaktuara për rimbursimin e barnave, u shpreh kryeministri. Duke e konsideruar këtë si një zhvillim shumë pozitiv, kreu i qeverisë vuri në dukje se përgjithësisht ka një transparencë më të madhe në tregun faramaceutik. Instituti i Sigurimeve Shëndetësore jo vetëm që përballon plotësisht me fonde rimbursimin e zgjeruar të listës së barnave, por po bëhet blerës kryesor i të gjitha shërbimeve shëndetësore, gjë e cila përbën bazën e një reforme të thellë shëndetësore që do të ndërmarrim në vitin e parë të mandatit të dytë, vijoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›