Zhduket vajza 10-vjeçare, kërkohet nga policia
08/05/2005 U largua nga shtëpia dy ditë më parë
VLORE – Një fëmijë 10-vjeçar është shpallur e humbur nga policia, pas denoncimit të bërë dje nga familjarët. Pa kaluar ende harku kohor i gjetjes së një foshnje, në policinë e Vlorës ka ardhur një denoncim për humbjen e vajzës së një familjeje vlonjate.
Vajza Franceska Ademi, 10 vjeçe, ka dalë në mesditën e dy ditëvve më parë nga shtëpia e saj, në lagjen “24 Maji”, dhe nuk është kthyer akoma pranë të afërmve të saj. Familjarët, që kanë pritur me ankth kthimin e fëmijës së tyre, kanë shkuar dje që në mëngjes dhe kanë denoncuar në polici humbjen e vajzës së tyre në mënyrë krej të papritur.
Sipas burimeve policore, vajza ka pasur edhe një rast tjetër kur ka humbur nga shtëpia e saj. Po të njëjtat burime kanë sqaruar se e mitura është përshkruar nga familjarët si fëmijë që shpesh mbyllej vetëm, ose dilte nga banesa dhe kthehej mjaft vonë. Por vonesa e djeshme i ka kaluar 24 orët dhe te familjarët ka rënë paniku.
Në polici, babai i vajzës, Armando Ademi, ka pohuar se është mjaft i shqetësuar për vajzën dhe ka kërkuar ndihmën e mediave e policisë që të bëjnë të mundur gjetjen e vajzës së tij.