E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koja: Opozita dhe kriticienët e Kongresit janë xhelos

08/05/2005  Socialistët plotësojnë formularët për kandidatët

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste i është vënë në dispozicion

Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të hetimit, para se të bëhet publike. Sipas

zëdhënësit politik të Partisë Socialiste, Gjergji Koja, “me dhënien përfundimtare të këtyre përgjigjeve çdo gjë është e qartë për t'i hapur rrugën hapave të tjerë juridikë të këtyre kandidaturave“. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-së i është dërguar

formulari, që duhet të plotësojnë të 100 kandidatët për deputetë. Mësohet se aktualisht

struktura qendrore e partisë po plotëson këta formularë, edhe pse ka mangësi në 100 emrat. Zëdhënësi Koja iu është kundërpërgjigjur të gjitha zërave, që janë shprehur kritik ndaj kongresit të katër ditëve më parë. Sipas tij, “kongresi evidentoi qartë në sy të opinionit shqiptar dhe të huaj pjekurinë politike të PS-së, si një garanci për një mandat

të tretë qeverisës. Vizioni progresit dhe modern i socialistëve për shoqërinë shqiptare i

dhënë nëpërmjet kongresit, ka bërë xheloze në maksimum opozitën, e cila atë ditë ka

humbur betejën e parë të madhe elektorale me PS-në“, tha Koja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›