E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOP intensifikon punën për përfundimin e strategjive

19/04/2005  Komiteti i Orientimit të Politikave, do të vijojë me prezantimin e strategjive edhe pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Janë akoma të paprezantuara strategjia e shkurtimit të shpenzimeve qeveritare, strategjia e integrimit, ajo e punës dhe çështjeve sociale etj. Burime në PD shprehen se gjatë fushatës do të vijojë prezantimi i strategjive edhe në rrethe të tjera të vendit. Madje theksohet se KOP është futur në një fazë tjetër, atë të hartimit të strategjive sipas zonave të ndryshme të vendit. Për dy ditë rresht u prezantua strategjia e turizmit në Sarandë dhe Vlorë, ku dhanë dhe objektivat konkrete për zhvillimin e turizmit në këto dy qytete. Duket se fushata e PD-së do të ketë dy drejtime kryesore. E para do të jetë propaganda elektorale me të cilët do të merret lidershipi i partisë dhe e dyta prezantimi i strategjive konkrete nga teknicienët e KOP. Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së puna e anëtarëve të kësaj strukture pritet të intensifikohet dhe më tej, pasi strategjitë që do të dalin prej tij duhet të bëhen prezent së bashku me kandidatët nëpër zonat elektorale të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›