PS paraqet strategjinë për arsimin në 4 vitet e ardhshëm

18/04/2005 Ministri Memushi nuk merr pjesë në komisionin, ku ishte Kryeministri
Partia Socialiste, në platformën e saj elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere, do t'i kushtojë një rëndësi të madhe sistemit të arsimit në shkallë vendi. Pikësynimi do të jetë krijimi i kushteve për mësimmarrjen, ku klasat do të kenë nga 32 nxënës. Në takimin e zhvilluar dje, në komisionin socialist për arsimin, ka munguar ministri Luan Memushi. Zyrtarisht është thënë se ministri ishte i angazhuar në një takim në Korçë. Megjithatë, vetëm një muaj më parë, Nano ka hedhur kritika të ashpra ndaj tij. Kyeministri gjatë ditës së arsimit ka theksuar se gjatë këtyre viteve është investuar shumë, ndaj dhe ka shprehur bindjen dhe për fitimin e mandatit të ardhshëm qëverisës. “Ne kemi shpenzuar shumë, qindra milionë dollarë, për ta sjellë Shqipërinë në normalitet, pas krizës së rëndë, kaosit të madh shtetëror dhe shoqëror, ekonomik dhe të sigurisë, në të cilën u përfshi vendi, 8 vjet më parë, për shkak të një qeverisjeje të mbrapshtë dhe të një aventurizmi të pashoq”, tha Nano. Gjithashtu, ai vuri theksin te projektet e reja, që PS-ja ka përgatitur për katër vitet e ardhshme për arsimin dhe në fusha të tjera. “Programet tona, që do të kërkojmë të perfeksionojmë me kontributin tuaj, për t’u shfaqur përballë shqiptarëve në zgjedhjet e verës, me moralin e protagonistëve për integrim, do të jenë mbi të gjitha antikorrupsion, dhe prandaj unë jam shumë i nderuar të mundem të vazhdoj të lëviz në gjirin e njerëzve të arsimit, në gjirin e njerëzve të një shoqërie të arsimuar, të cilët kanë në dorë, po aq sa politika, të mbrojnë të ardhmen dhe suksesin e investimit të jetës dhe të karrierës për të gjithë brezat", tha ai. Ndërkohë, kandidatja për deputete, në qytetin e Tiranës, Majlinda Keta, ka paraqitur planet për ndërtimin e 7 shkollave të reja dhe rehabilitimin e 12 ekzistueseve, të cilat do të kapin një fond prej 18 667 400 euro. Ndërtimi dhe rehabilitmi i tyre do të bëhet brenda tre viteve të ardhshme, duke i dhënë mundësi 17000 nxënësve që të zhvillojnë mësim në klasa me 32 nxënës.