E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI, më 14 maj miting te sheshi "Skënderbej"

18/04/2005  "Sheshi nuk është pronë vetëm e PS dhe PD"

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë më 14 maj një miting në sheshin "Skënderbej", në Tiranë. Sipas zyrës së shtypit të LSI-së, mitingu është kërkuar prej vetë elektoratit të kësaj partie. Ndërsa është theksuar se "në këtë datë do të tregohet se sheshi "Skënderbej" nuk është vetëm pronë e Partisë Socialiste dhe e Partisë Demokratike". Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë mitingut, krerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të bëjnë prezantimin e 12 kandidatëve, që do të ketë kjo parti për zgjedhjet parlamentare të kësaj vere. Ky do të jetë dhe takimi i parë i LSI-së në një nga sheshet më të mëdhenj në Tiranë. Zyra e shtypit e LSI-së bën të ditur se kanë nisur përgatitjet që më datën 14 të marrë pjesë një numër i madh mbështetësish. Në këtë deklaratë, kjo zyrë është mbështetur dhe në faktin se vetëm për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie kanë marrë pjesë rreth 24 mijë anëtarë. Ndërsa në shesh do të jetë një numër i madh dhe nga fakti se për të marrë pjesë nuk duhet tesera e partisë. Gjithsesi, është theksuar se ky do të jetë vetëm takimi i parë, pasi LSI ka parashikuar dhe të tjerë mitingje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›