E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOP prezanton strategjinë për bujqësinë në Elbasan

20/03/2005  Komiteti i Orientimit të Politikave ka prezantuar dje, në qytetin e Elbasanit, strategjinë e Partisë Demokratike për zhvillimin e bujqësisë në këtë rreth. Një ndër hartuesit e kësaj strategjie, Genc Juka, si dhe anëtarët e tjerë të kësaj strukture, kanë prezantuar vizionin e PD-së për zhvillimin e bujqësisë në rast se kjo forcë politike do të fitojë zgjedhjet e ardhshme. "Vështirësitë që hasin fermerët janë të shumta, më shumë se 30% e tokës së punueshme është dëmtuar nga erozioni dhe gërryerja, ndërkohë prodhimi i brendshëm bruto përbëhet në masësn 25% nga ai bujqësor", tha relatori i strategjisë, Genc Juka. Sipas tij, PD-ja në programin e saj parashikon pikë së pari plotësimin e paketës ligjore për kthimin dhe kompensimin e tokave, konsolidimin e bankës rurale si dhe vënien në funksion të bursës së tokës. "Politika aktuale e ka harruar bujqësinë, duke premtuar reforma, të cilat nuk janë aplikuar asnjëherë, ka dekaruar ai, duke dhënë edhe detaje të programit të opozitës për bujqësinë për të aspiruar drejt pushtetit", u shprehën hartuesit e strategjisë. Sipas tyre, dhënia e kredive të zbutura për fermerët si dhe ulja e akcizës së naftës për mekanizatorët, do të bëjë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori të ekonomisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›