E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Të zgjedhurit vendorë të mos dorëzojnë listën e zgjedhësve pa e printuar"

20/03/2005  Partia Demokratike deklaron se u ka bërë thirrje të zgjedhurve vendorë që të mos dorëzojnë regjistrin e zgjedhësve pa i printuar ato më parë. Kreu demokrat, Sali Berisha, tha dje se bashkive dhe komunave u janë dërguar për regjistrimin e zgjedhësve nga MPVD kompjutera pa printer, ndërkohë që ligji i detyron ato që të printojnë listën e zgjedhësve sapo të mbarojë hartimi i tyre. "Po ju informoj se bashkive dhe komunave të Shqipërisë u janë dërguar kompjutura pa printer, në një kohë që ligji i detyron ata të printojnë listën e zgjedhjeve sapo ta hartojnë. Ne u kemi këkuar të gjitha bashkive dhe komunave tona të mos dërgojnë asnjë disk te manipulatorët e qeverisë pa printuar më parë listën si kërkon më parë ligji", tha Berisha. Ndërkohë, lidhur me deklaratën e kryetarit të KQZ-së, Ilirian Celibashi, mbi mungesën e përcaktimit ligjor për dublikatet, Berisha tha se ky është një mashtrim, pasi ligji e përcakton qartë se me dublikimet merret zyra qendrore e gjendjes civile. "Ky është një mashtrim fund dhe krye. Ligji e përcakton qartë se me dublikimet do të merret zyra qendrore e gjendjes civile. Celibashi është kapur në flagrancë në pëpjekjet e tij për të manipuluar zgjedhjet. Ne po e denocojmë në mbarë komunitetin ndërkombëtar", tha Berisha. Debatet mes opozitës dhe KQZ-së lindën pas dërgimit nga ana e institucionit të zgjedhjeve në MPVD të listës elektronike të zgjedhësve, me të cilat u krye votimi në zgjedhjet lokale të vitit 2003. Nga ana e saj opozita e konsideroi këtë veprim të kreut të KQZ-së si një tentativë për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Ndërkohë që anëtari i KQZ-së, Çlirim Gjata, duke e konisderuar veprimin e Celibashit si antiligjor, kërkoi votëbesimin e tij tek anëtarët e tjerë të KQZ-së. Nga ana e saj, MPVD-ja, për të shmangur debatet, ktheu sërish pranë KQZ-së Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve të vitit 2003

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›