"Në Ballkan ka ende politikanë që mbajnë gjallë ndarjen etnike"
20/03/2005 Presidenti Moisiu merr pjesë në "Mëngjesin e Lutjeve" në Tiranë
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, tha dje se në Ballkan ka ende forca politike dhe liderë politikë që kërkojnë të mbajnë gjallë ndarjet ndëretnike. Këto deklarata, Presidenti Moisiu i bëri gjatë zhvillimit të "Mëngjesit të Lutjeve" në Hotel Tirana Interanational, ku merrnin pjesë personalitete të jetës politike, diplomacisë etj. "Dy vjet më parë, ne folëm për nevojën e ndërtimit të urave të dialogut dhe të miqësisë midis popujve dhe vendeve tona. Tani jemi mbledhur për të folur për nevojën e forcimit të miqësisë. Ky është një tregues i qartë se gjërat kanë ecur për mirë dhe rajoni ka hyrë në një rrjedhë të pakthyeshme të civilizimit dhe integrimit. Ndryshimi më i rëndësishëm është ai, sipas të cilit në rajonin tonë po përvijohen gjithnjë e më shumë mentalitete dhe udhëheqës të rinj, të aftë të ndahen me të kaluarën e hidhur dhe të punojnë bashkarisht për të ardhmen e përbashkët. Është gjithashtu e trishtueshme kur shohim se ende ka politika dhe politikanë të prirur për të mbajtur gjallë ndarjet etnike. Nuk ka rëndësi nëse kjo ndodh si nevojë për tërheqje vëmendjeje nga problemet e brendshme, apo nga nevoja për të mbetur aktiv në politikë. Ajo që mbetet e rëndësishme dhe që ka nevojë të ndryshohet është mentaliteti akoma konfliktual dhe mosbesues në segmente të ndryshme të politikës, shoqërisë, por edhe medias në rajon”, tha Moisiu. Duke u ndalur në ndryshimet në mentalitet, në politikë dhe në komunikim, Moisiu tha se ne duhet ta shohim këtë si një zhvillim të nevojshëm, të domosdoshëm, por edhe akoma të vonuar. Etapat e krijimit dhe forcimit të miqësisë kërkojnë një besim të ndërsjellë, respekt të traditës dhe vlerave, dialog të qëndrueshëm që ndihmon në afrimin e popujve si dhe zhvillim të natyrshëm të shoqërive tona. Për ta përmbushur këtë mision qytetar dhe politik, ne duhet të sjellim në vëmendje këshillën e urtë të Nënë Terezës, e cila na mëson se “nuk ka rëndësi nëse punët që bëjmë janë të mëdha. E rëndësishme është t’i bëjmë ato me dashuri të madhe", theksoi Presidenti Moisiu. Sipas tij, Shqipëria po punon nga afër me organizma ndërkombëtare për të rritur frymën e bashkëpunimit mes vendeve në rajonin e Ballkanit. "Në këtë frymë Shqipëria po punon nga afër me fqinjët e saj, në nisma të ndryshme rajonale, në projekte dy dhe shumëpalëshe zhvillimi, duke dhënë kontributin e saj jo vetëm në forcimin e frymës euroatlantike në rajon, por edhe në rritjen e sigurisë, forcimin e paqes dhe stabilitetit. Pjesë e këtyre angazhimeve është edhe takimi i sotëm, i cili për tematikën që mbart, përfaqësimin e gjerë dhe vlerat që sjell, përbën një kontribut tjetër të çmuar në forcimin e miqësisë”, tha Moisiu.