KOP shpalos strategjinë për arsimin dhe ekonominë në Elbasan
08/04/2005 Platformat e PD-së, fillon prezantimi në rrethe
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, së bashku me disa prej anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave kanë prezantuar dje në Elbasan platformën elektorale të PD-së për arsimin dhe ekonominë. Nënkryetari i PD-së, Bamir Topi, tha në fjalën e tij se dialogu i zhvilluar në Elbasan është një shenjë e prekshme e strategjisë së opozitës për të qeverisur, duke synuar një fitore të padiskutueshme në zgjedhje. Topi u shpreh se kandidaturat nuk janë përzgjedhur, por tha se emrat e anëtarëve të shoqërisë civile dhe KOP, do të bëjnë pjesë në listën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Relatori i platformës ekonomike, Selami Xhepa, solli në vëmendje të pjesëmarrësve situatën aktuale të ekonomisë në vend. Sipas Xhepës, shoqëria shqiptare po vuan nga niveli i lartë të taksave, kostoja për hapjen e një biznesi si dhe reformat e ngadalta nga qeverisja aktuale. Më tej, ai foli për platformën e hartuar nga KOP dhe vizionin e PD-së për ekonominë dhe financat. Ulja e taksave në masën 50 për qind, favorizimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, kreditimi për strehim etj., janë disa pika të rëndësishme të strategjisë ekonomike të PD-së. Në takim e morën fjalën dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Elbasan dhe akademikë të ftuar nga auditorët e Universitetit. Në fjalën e tyre, ata u përqëndruan në situatën e vështirë që po kalon sipërmarrja private dhe varfërinë që karakterizon fuqinë blerëse. Ndërkohë, anëtari i KOP, Ylli Pango, ka bërë një prezantim të programit për arsimin. Sipas tij, situata aktuale është e papranueshme për shkak të politikave të qeverisë në këtë fushë. Sponsorizimi i teksteve për familjet në nevojë, favorizimi i arsimtarëve, dyfishimi i pagave për ta, autonomia e universiteteve, si dhe përmirësimi i ambienteve të shkollës, janë disa nga pikat ku sipas trategjisë do të ndërhyhet me urgjencë në rast se në katër vitet e ardhshme do të qeverisë PD-ja.