Zhduket nga shtëpia nëna e dy fëmijëve

08/04/2005 Prindërit denoncojnë largimin e Vasili Gjergjit, 35 vjeçe, banuese tek "Kodra e Priftit"
TIRANË- Pa kaluar as katër ditë nga gjetja e çifit të dashuruar në Athinë të Greqisë, të cilët u larguan nga shtëpia, vjen një tjetër denoncim për zhdukjen e një 35-vjeçareje nga Tirana, të cilës "nuk i dihet adresa" prej të paktën 11 ditësh. Policia ka regjistruar humbjen e radhës, ndërsa mësohet nga burimet e komisariatit numër 1 se Vasili Gjergji është larguar nga shtëpia e saj rreth 11 ditë më parë, duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme. Deri më tani ekspertët e kriminalistikës së këtij komisariati dinë vetëm disa fakte të pakta dhe pistat e kërkimit kanë ardhur duke u ngushtuar nga dita në ditë. "Ndoshta ka qenë gjendja ekonomike që ka ndikuar në largimin e saj"-thotë burimi i policisë në komisariatin numër 1, ndërsa baza e kësaj piste vjen pas kontrolleve të herëpashershme në shtëpinë e saj dhe pyetja e të afërmve. Bashkëshorti, fëmijët dhe prindërit e Gjergjit banojnë tek "Kodra e Priftit" në Tiranë. Denoncimin për zhdukjen e Gjergjit e kanë bërë prindërit e saj, të cilët u kanë thënë ekspertëve të policisë se që prej ditës së largimit të saj, ata nuk kanë marrë asnjë lajm.
Motivi
Tashmë, pasi ka kaluar një periudhë e gjatë kohore nga largimi i 35-vjeçares, duket se intensiteti i kërkimeve të policisë ka ardhur duke u zbehur. Kjo për shkakun e vetëm se janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e pistat që mund të çojnë në një arsye logjike të zhdukjes së befasishme. Madje edhe denoncimi i prindërve të saj, sipas burimeve të policisë, ishte i paqartë, ndonëse thelbi i përkeqësimit të situatës që u finalizua me largimin e saj, ishin promblemet e shumta ekonomike. Mësohet se Vasili Gjergji ishte e papunë, gjë e njëjtë edhe për bashkëshortin e saj. Ndërkaq, nuk kanë munguar kontrolle tek të gjithë të afërmit e saj, por pa nxjerrë në dritë të dhënë për vendndodhjen aktuale. Largimi i 35-vjeçares nga shtëpia ka krijuar probleme të shumta për dy fëmijët e saj në moshë të njomë, ndërsa barra e sigurimit të jetesës për ta i ka rënë bashkëshortit e prindërve të saj. Policia për asnjë ditë nuk i ka ndërprerë kërkimet edhe pse rrezja e tyre varion nga të dhënat e pakta që specialistët po sigurojnë nga pyetja e familjarëve.