Pollo nis prezantimin e kandidatëve
08/04/2005 Në stacionin e turit "Kthimi i Besimit", në Vlorë, kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, u shpreh se në Shqipëri duhet përkrahur shtresa e mesme shoqërore si garanci e stabilitetit e zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë këtij takimi u prezantuan për kandidat për deputet ing. Remzi Aliaj dhe sportisti Fation Malaj. Në këtë tubim, Pollo tha: “ Jemi dëshmitarë, jo vetëm ne, por dhe organizmat ndërkombëtare, të një varfërie që shtrihet e zgjerohet poshtë, ndërsa pasuria grumbullohet vetëm në një majucë të piramidës sociale.
PDR është një parti që beson se Shqipërisë i duhet shtresa e mesme, një shtresë e përbërë nga ata sipërmarrës të mesëm a të vegjël, që derdhin mbi 80% të të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe që mbajnë mbi 90 për qind të njerëzve me punë e me bukë; nga profesionistët e lirë, por edhe mësuesit, mjekët, gjithashtu grupe të nderuara. Një shtresë e tille është shtylla kurrizore e çdo shoqërie të shëndoshë. Por kjo shtresë, që nisi të ngjizej pas pavarësisë, u gjymtua rëndë nga përpjekja homogjenizuese e regjimit komunist. Në demokraci, ajo filloi të marrë frymë, por sot asfiksues për të janë tenderfituesit monopolistë, janë evazionistët-kontrabandistë, që fusin maune dhe anije përgjatë unazës së doganës, janë Maliqët e shumtë që taksat e gjobat i caktojnë vet, me shkresë dore, pa pyetur për ligjet e Kuvendit. Këtë ne duhet ta ndryshojmë". Në këtë mënyrë Pollo ka shprehur shqetësimin për shpalljen e fituesve në tendera, sipas preferencave të ministrave apo të pushtetarëve të tjerë. Në këtë mënyrë është theksuar se shteti duhet të tregojë më shumë kujdes për shtresën e mesme, që është dhe shtresa më e madhe në çdo vend kapitalist.