KORÇE/ Aksion për ndëshkimin e kundravajtësve
KORÇE - Për gati gjithë ditën policia rrugore e Korçës organizoi kontrolle, duke ndëshkuar kundravajtësit. Kjo masë merret pas aksidenteve të shumta të ndodhura në këtë qark. Mësohet se vetëm dje janë vendosur mbi 300 gjoba me një vlerë mbi 300 mijë lekë. Këtë fakt e bëri të ditur shefi i qarkullimit rrugor në Korçë, Ali Yzeiri, i cili ka dhënë edhe hollësi rreth aksionit të organizuar. “Përdorimi nga drejtuesit e mjeteve i rripave të sigurimit, vendosja e kaskave mbrojtëse nga përdoruesit e çiklomotorëve, evitimi i qarkullimit me shpejtësi dhe vendosja e sanksioneve për përdoruesit, si dhe e pijeve alkoolike ishin objekte të kontrolleve”, bëri të ditur Yzeiri. j.gj