E Shtunë, 31 Tetor 2026

PERMET/ Vodhën pastiçerinë, arrestohet një

 

PERMET - Grabitet një pastiçeri në Përmet. Policia arriti të vërë në pranga njërin prej autorëve, ndërsa i dyti arratiset në Greqi. Mësohet se autorët kanë arritur të vjedhin 50 mijë lekë në pastiçerinë e shtetasit Arjan.A., si dhe grabitjen e dy telefonave celularë të tij. Për pasojë, Julijan Xhanari, 20 vjeç, nga Përmeti, është ndaluar disa orë pas ngjarjes. Sipas policisë, ndalimi i Xhanarit u bë në orën 09:00 të ditës së djeshme, në një lokal të këtij qyteti. Gjatë rrëfimit në polici, 20-vjeçari ka treguar të gjithë ngjarjen ku dyshohej të ishte autor i vetëm. Por ai ka pohuar se ishte ndihmuar edhe nga 17-vjeçari, E.J.                   p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›