KQZ 3 ditë afat për të nxjerrë emrat
Pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesat e PS dhe G99 për rinumërim dhe rivlerësim të votave në qarkun e Beratit, tani i hapet rruga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë mandatet për këtë qark. “Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, sipas këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore”, thuhet në pikën 1 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor.