E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Financimet mbi 100 lekë të publikohen

28/03/2005  Partitë dhe Deputetët do ti nënshtrohen hetimeve për fushatën

Kandidatët për deputetë si dhe partitë politike, do të jenë të detyruara që të deklarojnë të gjitha donacionet me mbi 100 mijë lekë, që do ti marrin për zhvillimin e fushatave zgjedhore. Në rast të kundërt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të drejtën e plotë që të heqë nga lista e konkurentëve, kandidatin apo partinë që nuk deklaron burimin e të ardhurave. Në ndryshimet e bëra në kodin zgjedhor, nuk lejohet që një subjekt politik të marrë nga i njëjti person një financim me mbi 1 milionë lekë. Me këto përcaktime është kërkuar që të shmanget financimi i fushatës elektorale me para të pista, apo që kandidati për deputet të jetë i detyruar që të mbështesë një biznesmen në rast se fiton zgjedhjet, sepse gjatë fushatës ka marrë fonde tepër të mëdha. Në kodin zgjedhor është saktësuar se partitë e mëdha politike, kanë të drejtë të marrin më shumë fonde se sa partitë e vogla. Ndërsa veç financimeve private, forcat politike do të marrin fonde dhe nga Buxheti i Shtetit.

Deklarata

Erton Sinani sqaron në një prononcim për "Top Chanel" se, "Limiti maksimal i financimit qoftë në vlerë monetare apo qoftë në vleftë të një natyre tjetër, është 1 milion lekë të reja. Nëse një person fizik apo juridik do të financojë një subjekt zgjedhor apo kandidat, nuk mund të kalojë shumën prej 1 milion lekësh të reja. Pas zgjedhjeve të gjitha shumat që janë mbi 100 mijë lekë, duhet të deklarohen nga çdo subjekt politik". Nga ana tjetër, eksperti ligjor Gent Ibrahimi, tha se: "Problemi është mungesa e një saksioni përfundimtar, siç është heqja e mandatit në rast se zbulohet se paratë nuk ishin të deklaruara". Sipas tij duket se ka një konflikt mes ligjit për partitë dhe kandidatëve, që mund të keqpërdoret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›