KQZ: La jashtë liste 83 të burgosur
Gjobitet Vangjush Dako
Vangjush Dako, kreu aktual i bashkisë së Durrësit dhe njëkohësisht kandidati i opozitës për një mandat të dytë, do të jetë i dyti pushtetar vendor socialist që do të gjobitet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Vendimi i KQZ-së për të penalizuar me gjobë bashkinë e Durrësit, erdhi pasi kjo e fundit nuk ka miratuar në kohë listën dhe vendvotimin për 83 të burgosur, ndaj është vlerësuar si një vendim antiligjor dhe politik nga KQZ-ja. Dako ka abuzuar me detyrën sipas KQZ-së, duke i hequr të drejtën e votës 83 personave në paraburgim. Masa e gjobës nuk është vendosur ende, por do t’i komunikohet personalisht kryebashkiakut aktual dhe kandidatit për një tjetër mandat në Durrës.
Dako, sipas mazhorancës ka refuzuar të ngrejë një qendër votimi në paraburgim, duke shkelur kompetencat në mënyrë të qëllimshme.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ristani, theksoi se Doko duhet ta thërrasim që ta penalizojmë për këtë vepër që ka kryer.
Ndërkohë që para disa javësh ishte kryetari i njësisë bashkiake nr. 9, ai i cili u gjobit me 3000 lekë nga KQZ, pasi kishte zhvendosur në mënyrë të paligjshme qendrat e votimit.
Në mbledhjen e djeshme, KQZ kërkoi ripërcaktim të disa qendrave të votimit në Kamzë, që sipas PS-së nuk disponojnë hapësirat e nevojshme për votim. Në total, PS ankimon 22 qendra votimi private në këtë zonë.