KQZ. Marrëveshje për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve brenda 24 orëve
10/05/2005 KQZ vendosi të miratojë në parim një akt, që rregullon dhe lejon publikimin e të dhënave të numërimit të votave pas përfundimit të procesit të votimit pa pritur shpalljen e fituesit nga ana e KZZ-ve. Diskutimi teknik do të vazhdojë se si do të realizohet në mënyrë praktike kjo iniciative e KQZ që aplikohet për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë diskutimeve u theksua fakti që për të siguruar transferim të saktë e të shpejtë të të dhënave për rezultatet e zgjedhjeve nga KZZ në KQZ, mendohet të zbatohen procedura teknike, që mundësojnë verifikimin e informacionit të dhënë. Transferimi i të dhënave mendohet të bëhet me telefon celular, faks dhe/ose me postë elektronike (e-mail). Kjo në varësi të kushteve dhe mundësive që janë. "Deri tani janë studiuar tre variante, por ende jo në mënyrë të plotë. Për ta patur të plotë projektin teknik me të gjithë variantet e menduar do të duhet të përcaktohen vendndodhjet e qendrave të votimit", u tha gjatë diskutimeve. Në rastet e komunikimit me telefon, duhet që kompania përkatëse të garantojë se numrat që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve paraprake nuk do të lidhen me thirrja të tjera. Pra, është parë e nevojshme krijimi i një rrjeti të kufizuar thirrjesh. Nga ana tjetër është parë si rrugëzgjidhje dhe përdorimi i fakseve. Në këto raste është kërkuar shtimi i mjeteve të punës. Gjithashtu dhe përdorimi i internetit është parë si një mundësi mjaft efikase. Në këtë rast është kërkuar që kompjuterat, që do t'u jepen Komisioneve Zgjedhore Zonale të jenë të pajisura dhe me kamera. Kjo për të garantuar se nuk do të ketë ndërhyrje të tjera në informacionin e dhënë. Megjithatë, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë shprehur se përdorimi i mjeteve moderne të informatikës do të garantojë shpalljen e rezultateve paraprake brenda ditës së votimit. Gjithsesi, mënyra e operimit do të miratohet në mbledhjen më të afërt.OSBE jep hua 100 kompjutera për përballimin e votimeve
KQZ miratoi dje marrëveshjen me KKRT për monitorimin e fushatës zgjedhore në media, si dhe një marrëveshje me OSBE-në për ndihmë logjistike për KZZ. OSBE ka pranuar që t'i huazojë për një periudhë të shkurtër kohore Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 100 kompjutera. Pajisjet do t’i jepen hua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë nga data 23 maj 2005 deri 15 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por në asnjë rast më vonë se data 31 korrik, 2005. Në të gjitha rastet, pas marrjes në përdorim të kompjuterave, KQZ do të përgjigjet për mirëmbajtjen e tyre si dhe për shërbimet e tjera. Sipas marrëveshjes, kompjuterat do t'i jepen në përdorim Komisioneve Zgjedhore Zonale. Komisionerët do t'i nënshtrohen trajnimit për përdorimin e kompjuterave, si dhe të programit, me të cilin do të punojnë për administrimin e procesit zgjedhor. Ndaj, KQZ u ka kërkuar partive që të paraqesin të dhëna të plota mbi komisionerët brenda datës 15 maj. Në rast se kjo kërkesë nuk do të plotësohet, KQZ ka paralajmëruar vendosjen e gjobave.