Shqipëria sot i përgjigjet 13 pyetjeve të BE-së për pronat

10/05/2005 Ministrja Meksi dhe Sokrat Sinaj nisin takimet me Prieben
Shqipëria do t'u përgjigjet 13 pyetjeve, që Bashkimi Evropian ka dhënë për çështjen e kthimit dhe të kompensimit të pronave. Burimet kanë bërë të ditur se, për këtë arsye, sot në Bruksel do të nisin takimet mes task forcës së BE-së të kryesuar nga Reinhard Priebe dhe përfaqësuesve të Shqipërisë, të kryesuar nga ministrja Ermelinda Meksi dhe kryetarit të Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sokrat Sinaj. Veç çështjes së pronave, mes grupeve të punës do të disktohet dhe për marrëdhëniet ekonomike, ku do të shqyrtohen nenet e fundit mbi tregtinë e lirë.
Pyetjet
Fatura financiare, koha e plotësimit të neneve të ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, hapësira e lirë që ka mbetur për pronarët, ndërmarrjet shtetërore, që do të përdoren për kompensimin e pronarëve, ndikimi i ligjit 7501, procedurat që po ndiqen nga Gjykata Kushtetuese, përcaktimi i çmimit të qirasë për banesat, e drejta e trashëgimit pa kufi të pronës dhe hapat që janë marrë nga Komiteti i Pronave, janë pikat më të rëndësishme që ka paraqitur task forca për Shqipërinë. Në letrën dërguar qeverisë shqiptare, komitetit shtetëror të pronave si dhe shoqatave të ish-pronarëve, shprehet shqetësimi për garantimin e së drejtës së pronës si dhe të zbatimit të ligjeve që janë miratuar nga vetë Kuvendi i Shqipërisë. Në lidhje me faturën financiare, theksohet se një veprim i tillë duhet të jetë konform standardeve të kërkuara prej institucioneve ndërkombëtare.
Përgjigjet
Burimet kanë bërë të ditur se Komiteti i Pronave si dhe përfaqësuesit e qeverisë janë paraqitur me përgjigje të ndryshme mbi pyetjet e dhëna nga Task Forca, pasi dhe pyetjet janë dhënë për institucione të ndryshme. Komiteti i pronave ka marrë përsipër të përgjigjet mbi procedurat që janë ndjekur mbi përcaktimin e çmimeve si dhe të ngritjes së komisioneve zonale për kthimin e tokave. Në këtë situatë, komiteti është shprehur se është paraqitur metodika, e cila tashmë do të vihet në zbatim. Ndërsa lidhja e marrëveshjes me OSBE-në është cilësuar si një tjetër hap pozitiv. Në të kundërt me këtë, përfaqësuesit e shoqatës së pronave kanë paraqitur një relacion, ku theksohet se qeveria nuk ka paraqitur hartën e tokave të lira dhe se çështja kja mbetur në mes. Megjithatë, sot Task Forca e BE-së do të japë vlerësimet e radhës për qeverinë shqiptare, ku priten të tjera kritika mbi zbatimin e së drejtës së pronës. Kjo për vetë faktin se vetëm pak muaj më parë Priebe është shprehur se deri më tani nga qeveria shqiptare nuk është zbatuar ligji i miratar në Kuvend dhe kjo është për të ardhur keq.
1-5 euro toka bujqësore
20-40 euro toka truall në zonë turistike
70-606 toka truall në zonat urbane
20 euro toka në zonat kontinentale