Kartat, paraplegjikët: Rrezikojmë të mos votojmë
Kryetari i Shoqatës së paraplegjikëve, Ali Plaku kanë paralajmëruar dje se ekziston rreziku që kategoria e tyre të mos votojë për zgjedhjet e 28 qershorit, pasi nuk janë pajisur plotësisht me karta.Rrezikojmë të mos votojmë. Nga 4 mijë persona para dhe tetraplegjikë që jemi në gjithë vendin, vetëm 30 kanë marrë karta identiteti, u shpreh Plaku. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, kjo vjen si pasojë e pamundësisë së tyre fizike për të shkuar deri te njësitë ku aplikohet për kartat e identitetit.
Kërkuam nga një qendër pranë çdo shoqate të kategorisë sonë në çdo rreth, por nuk morëm përgjigje, tha Plaku. Kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve konsideron se tani rrezikohet seriozisht vota e tyre, pasi ashtu siç thekson Kodi Zgjedhor që përcakton votimin me kartë identiteti, kategoria e tyre rrezikon të mos hedhë votën në zgjedhjet parlamentare, pasi pjesa më e madhe nuk është pajisur me to ende.