E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lubonja: Berisha dështoi me politikat për mjedisin dhe tokën

Kandidatja për deputete e PS, në Qarkun e Tiranës, Gerta Lubonja, denoncoi një tjetër premtim të pa mbajtur të Kryeministrit. Sipas saj, Berisha, premtoi se do ta kthente mbrojtjen e mjedisit në prioritet kombëtar, por pas 4 vitesh, ai dështoi sërish. Para katër vitesh Sali Berisha pa drejt e në sytë e shqiptarëve dhe u premtoi që do ta kthente mbrojtjen e mjedisit në një prioritet kombëtar: Por Berisha dështoi. Berisha premtoi që do të dyfishonte sipërfaqen e tokës, që do të mbrohej nga qeveria. Sot që flasim, ai as që i është afruar këtij premtimi. Pra, Berisha dështoi. Dhe çfarë është më e keqja, falë dështimit të tij, gjenerata të tëra qytetarësh nuk do të mund të gëzojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë. Por nuk është ende shumë vonë. Berisha ka zhgënjyer vendin tonë dhe u ka kthyer shpinën shqiptarëve, u shpreh ajo. Sipas saj, me 28 qershor shqiptarët do të kenë mundësinë të kthehen drejt politikës së re për ndryshim të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Politika e re për ndryshim ofron shpresë dhe mundësi të reja për njerëzit tanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›