Ndoka: PD nuk ka asgjë të djathtë as në program, as në qeverisje

Ndoka: Ne jemi e djathta e vërtetë Shqiptare, PD i ka humbur vlerat e saj
Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka folur për gazetën SOT, rreth programit të saj elektoral, marrëdhënieve me Nikollë Lesin, marrëdhënieve me Partinë Demokratike dhe me partitë e tjera. Sipas kreut të PDK, Ndoka, partia që ai drejton është partia që përfaqëson vlerat kristiane në këtë fushatë zgjedhore. Ai deklaroi se kjo parti do të vazhdojë që të ruaj vlerat që përfaqësojnë njeriun dhe familjen. Gjithashtu Ndoka theksoi se në programin elektoral të PDK-së një pikë të veçantë zë ndihma që do ju jepet nënave të reja, për çdo fëmijë që ato do të sjellin në jetë do të shpërblehen me 1000 $. Ndër të tjera Ndoka theksoi se, partia e tij do të merret dhe me edukimin e të rinjve shqiptarë, ku edukimi i tyre fillon në familje dhe përfundon në Universitet. Në projektin tonë qeverisës ne jo vetëm do të investojmë për të forcuar sistemin shkollor në të gjitha nivelet, por edhe do të përkrahim familjet në nevojë që ato të mund të shkollojnë fëmijët e tyre, ndërkohë që do të përgjysmojmë taksat për arsimin e lartë për të gjithë studentët dhe do ti heqim ato fare për familjet e varfra, nënvizoi Ndoka. Ai deklaroi se programi i kësaj force është shumë ndryshe nga programi i forcave të tjera politike, sepse nuk mendojmë për vete në veçanti. Në fjalorin tonë politik nuk ekzistojnë terma të tillë si shteti im, qeveria ime apo përtej të majtës dhe të djathtës dhe mbreti jam unë, theksoi Ndoka. Ndërsa për marrëdhëniet që kjo forcë politike ka me PD-në dhe liderin e saj Ndoka u shpreh se PD e sotme nuk përfaqëson më të djathtën shqiptare, sipas tij PD tund vetëm flamurin djathtas pasi nuk ka ruajtur asnjë vlerë si parti e djathtë. Ai deklaroi se PDK nuk do të bëjë asnjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti tjetër të djathtë, përveç koalicionit të krijuar siç është Poli i Lirisë. Ndërsa për akuzat e bëra nga kreu i LDK-së Nikoll Lesi, Ndoka u shpreh se nuk ka ndërmend që të merret me individë të tillë të cilët kërkuan që ta kthejnë PDK-në në biznes personal. Lidhur me fushatën elektorale të PDK-së Ndoka tha se po punohet në të gjithë Shqipërinë, nga Vermoshi në Konispol dhe se kjo parti po bën një fushatë të dyfishtë sepse është pjesë e koalicionit Poli i Lirisë. Në fund të intervistës së tij Ndoka tha se ju kërkon votën jo vetëm votuesve të tij por të gjithë shqiptarëve për të ndryshuar realisht Shqipërinë. Vota për PDK-në, është votë për garantimin e vlerave themelore të demokracisë, është votë për stabilitetin politik, është votë për interesat kombëtarë, është votë për reformat, votë për progresin, votë për zhvillimin ekonomik e social, votë për mirëqenien individuale të çdo qytetari, theksoi kreu i PDK-së, Ndoka.
- Çfarë përfaqëson PDK?
Partia Demokristiane është parti e vlerave kristiane dhe europiane. Edhe programi i saj politik, edhe programi i saj elektoral, është mbështetur në këto vlera, që janë vlera themelore të jetës. Qytetërimi i sotëm perëndimor, është i ngritur mbi këto vlera themelore, demokracia perëndimore funksionon si sistem i këtyre vlerave, që kanë në qendër njeriun dhe promovimin e tij. Vlerat për të cilat ne angazhohemi janë familja dhe dinjiteti i njeriut, liria dhe përgjegjësia, drejtësia dhe ligji, solidariteti dhe besimi. Të gjitha këto së bashku janë vlerat e demokracive të vërteta perëndimore që janë themeluar mbi pluralizmin politik, shtetin ligjor, pronën private dhe ekonominë sociale të tregut. Gjithashtu Ndoka theksoi se një nga pikat e tjera kryesore të programit të partisë së tij dhe të koalicionit Poli i Lirisë zë edhe zgjidhja e problemit të kompensimit të ish të përndjekurve dhe të ish-pronarëve.
-Cili është programi juaj për zgjedhjet elektorale?
Ne, në programin tonë kemi parashikuar që, për çdo fëmijë të lindur, familjet të shpërblehen me 1000 USD. Kjo nuk është ndonjë shifër e madhe sepse ne kemi afërsisht 35 mijë lindje në vit. Ndërkaq një vend të veçantë ne programin tonë, zë edukimi, i cili fillon me familjen e mbaron me universitetet. Për fat te keq sistemi i edukimit në Shqipëri është i rrënuar, qoftë financiarisht, qoftë në standardet që ofron. Ne jemi të bindur se kush hap një derë shkolle, mbyll një derë burgu. Nëse ne nuk arrijmë të edukojmë brezin tonë të ri, prej fëmijërisë e deri në nivelet universitare, ne do të na duhet vetëm të shtojmë katet dhe shtratet në burgje, siç kemi vepruar në këto vite. Në projektin tonë qeverisës ne jo vetëm do të investojmë për të forcuar sistemin shkollor në të gjitha nivelet, por edhe do të përkrahim familjet në nevojë që ato të mund të shkollojnë fëmijët e tyre, ndërkohë që do të përgjysmojmë taksat për arsimin e lartë për të gjithë studentët dhe do ti heqim ato fare për familjet e varfra.
-Programi politik i shumë partive ka dhe një pikë për ish të përndjekurit dhe ish-pronarët. Po në programin tuaj çfarë do të bëhet për këto dy shtresa?
Në vend të veçantë në programin tonë, por edhe të Polit të Lirisë, zë zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronësisë në Shqipëri, dëmshpërblimi i ish të dënuarve politikë dhe integrimi i tyre në shoqëri, reformat ekonomike, reformimi dhe ristrukturimi i sistemit fiskal, pavarësia e institucioneve kushtetuese dhe reformat në sistemin e drejtësisë që forcojnë dhe garantojnë pavarësinë dhe mirëfunksionimin e tyre. Nëpërmjet këtyre reformave ne do të garantojmë dhe një nga të drejtat themelore të njeriut, të drejtën për një gjykim të paanshëm, e drejtë që deri më sot, jo gjithnjë është siguruar për shkak të ndërhyrjeve të politikës në sistemin e drejtësisë, por edhe të faktorëve të tjerë si korrupsioni, apo paaftësia profesionale.
-Çfarë do të bëni për ish të përndjekurit dhe ish pronarët?
Ne tashmë e kemi shpallur programin tonë. Ne do të zgjidhim përfundimisht çështjen e pronësisë në Shqipëri, duke patur si partnerë edhe pronarët e ligjshëm, të cilët janë pjesë e koalicionit tonë, ndërkaq për ish të përndjekurit, jo vetëm do ti dëmshpërblejmë për vuajtjen e tyre të padrejtë, por edhe do të investojmë për integrimin e tyre në shoqëri. Tashmë ne kemi një program të detajuar për këtë. Ne jemi të vendosur të zbatojmë Rezolutën e Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të komunizmit, çka do të thotë, hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe ndarjen ligjore dhe të drejtë me të kaluarën e errët komuniste, krijimin e një Instituti Studimor për krimet e komunizmit me të drejtën e studimit dhe publikimit të këtyre krimeve kundër shqiptarëve, largimin nga vendimmarrja politike dhe institucionet publike e shtetërore të persekutorëve të regjimit komunist dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Ne gjithashtu do të krijojmë Agjencinë e posaçme qeveritare pranë kryeministrit për evidentimin e gjithë detyrimin financiar që shteti shqiptar ka ndaj kësaj shtrese, do të hartojmë programe të veçantë për integrimin e kësaj shtrese në shoqërinë shqiptare, si dhe për shkollimin dhe kualifikimin e politikanëve të rinj nga kjo shtresë.
-Ku dallon programi juaj nga ai i forcave të tjera politike?
Programi ynë dallon nga gjithë programet e tjerë, sepse ofron zgjidhje për çështjet konkrete që sot shqetësojnë qytetarët shqiptarë dhe e vë shtetin në shërbim të qytetarit, jo më fjalë, por nëpërmjet një projekti të detajuar programor. Ky program elektoral po i bëhet i njohur publikut në takimet tona të përditshme. Dua të shtoj këtu se në fjalorin tonë politik nuk ekzistojnë terma të tillë si shteti im, qeveria ime apo përtej të majtës dhe të djathtës, mbreti jam unë.
-Zgjidhjet qe mendoni tju jepni votuesve në aspektin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës?
Në projektin tonë ekonomik si pikë të parë kemi formalizimin e ekonomisë. Ne jemi të bindur se reformimi i ekonomisë shqiptare kërkon krijimin e hapësirës për biznesin i cili nuk duhet të ketë pengesa në nismat e tij, luftë kundër monopoleve dhe oligopoleve , garantimin e konkurrencës së lire, përmirësim legjislacionit dhe strukturave zbatuese për prokurimet, koncesionet, kontrollit të pasurisë së bashku me konfliktin e interesave, nepotiz