Shako në Gjirokastër, shpalos programin elektoral
Kandidatja për deputete në listën e Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, Elvira Shapllo, në kuadër të turit elektoral, zhvilloj me banorët e kësaj zone, ku paraqiti programin për qeverisjen e ardhshme. Kandidatja për deputete një prej figurave intelektuale dhe akademike në Gjirokastër, ka vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve të 28 qershorit si një shans që nuk duhet të humbet nga zgjedhësit pasi varet integrimi i Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.
Jemi këtu për tju paraqitur programin qeverisës të PS program i cili mbështetet në pikat më të rëndësishme për qëndrueshmëri dhe zhvillim të vendit dhe komunitetit u shpreh Shapllo para banorëve. Kandidatja për deputete e PS në Qarkun e Gjirokastrës, ka kërkuar votën banorëve të lagjes Zinxhira në këtë takim elektoral pasi në këtë mënyrë vota për Partinë Socialiste është votë e integrimit, mirëqenies dhe normalizimit të jetës për të gjithë shqiptarët. Çdo votë për koalicionin e drejtuar nga PS dhe sidomos çdo votë për subjektin tonë politik, është një garanci më tepër për të ecur të sigurt përpara në integrimin e vendit në BE, theksoi ndër të tjera Shapllo.