KQZ: Në Tiranë KZAZ konstituohen më 1 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëron të gjithë KZAZ-të në Tiranë se mbledhja e parë e konstituimit më datën 1 prill. KQZ-ja në njoftimin e saj lajmëron të gjithë anëtarëve të KZAZ-ve të Tiranës që të realizojnë në datën 1 prill konstituimin e këtyre komisioneve. Gjithashtu KQZ-ja ka përcaktuar edhe vendet se ku do ngrihen këto komisione, ku mbledhjet e para pritet të realizohen pranë shkolla të caktuara. Më pas pritet të përzgjidhen edhe Vendet e Numërimit të Votave. Në këtë mbledhje duhet të përzgjidhen edhe krerët e KZAZ-ve, kryetari, nënkryetari dhe sekretari. Fillimisht do të realizohet procesi i ngritjes së KZAV-ve në Tiranë, si qendra më e madhe e votuesve shqiptar. Drejtimi i KZAZ-ve bëhet mbi bazën e shortit të hedhur, ku PS-ja dhe PD-ja kanë një ndarje të barabartë drejtimi. Në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 66 KZAZ, ku kanë 7 komisionerë gjithsej. PS, PD, PR dhe PSD janë partitë politike që kanë të drejtën për të pasur anëtarë në këto komisione që do të menaxhojnë procesin zgjedhor të 28 qershorit.