Mediu: Përveç Berishës drejtues të PD-së bënë thirrje të turpshme
08/07/2009 PR reagon ashpër ndaj qëndrimeve anti-republikane gjatë fushatës zgjedhore
Partia Republikane ndihet e ofenduar dhe e poshtëruar nga deklaratat e disa prej zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike gjatë fushatës elektorale. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ka deklaruar dje se thirrjet janë lëshuar nga drejtues të PD-së me përjashtim të kreut të demokratëve Sali Berisha. “Me përjashtim të zotit Berisha, ishin të paprecedenta dhe të turpshme thirrjet publike të drejtuesve të PD-së drejtuar elektoratit për të mos votuar Partinë Republikane, apo thirrjet se «vota për PR-në është votë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën»”, ka deklaruar ai. Ai tha se gjithçka ishte një gënjeshtër e madhe, por edhe një mosrespektim i marrëveshje PR-PD, ku ishin përcaktuar qartë detyrimet e secilës palë. Deklarata e djeshme e Mediut duket se është përgjigjja e tij ndaj thirrjeve që nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli ka bërë gjatë fushatës elektorale, ku kërkoi që votat t’i shkonin vetëm PD-së dhe jo aleatëve të saj, si PDK dhe PR, duke u vënë etiketa krerëve të këtyre partive, të cilat janë të papranueshme brenda të njëjtit kamp politik. Duke iu referuar ngjarjeve, Mediu theksoi se dëmi që iu bë Partisë Republikane dhe aleatëve të tjerë të koalicionit ishte i dëmshëm si për vetë koalicionin, ashtu dhe për rezultatin e grupimit politik të djathtë. Ai la të kuptohej se PR-ja do të rishikojë marrëdhëniet me PD-në pas kësaj situate të krijuar gjatë fushatës zgjedhore. “Aleatja jonë kryesore ka qenë dhe mbetet PD-ja, por, që të mbetemi të tillë në marrëdhënie dhe qëllime të përbashkëta në interes të vendit, mendoj se ka shumë për të parë në marrëdhëniet dhe detyrimet reciproke”, - tha Mediu. Ai premtoi se analizën e plotë të këtij koalicioni do ta bëjë në një kohë të mëvonshme. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp Mediu tha se PR-ja në zgjedhjet e 28 qershorit rikonfirmoi edhe një herë se është partia e dytë e së djathtës shqiptare, një faktor i rëndësishëm i fitores së saj në këto zgjedhje. Ai iu bashkua zërave për nevojën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Sipas tij, PR-ja do të jetë pjesë e kërkesës dhe punës për ndryshimin e tij për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe përfaqësim të drejtë të vullnetit të popullit shqiptar në Kuvend.
PR-ja në qeveri
Kryetari i Partisë Republikane ka bërë të qartë se forca politike që ai drejton do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Gjatë komunikimit të qëndrimit zyrtarë të kryesisë së forcës politike që drejton, Mediu bëri me dije se përfshirja në qeveri do të jetë në bazë të kontributit të saj në koalicionin e partive të djathta. “Partia Republikane do të jetë pjesë në qeverisjen e ardhme sipas kontributeve që ajo ka dhënë në ‘Aleancën për Ndryshim’, duke iu bashkuar zhvillimit të mëtejshëm të reformave dhe proceseve integruese të vendit”, - tha Mediu. Në mbledhjen e kryesisë është vendosur që të kërkohet që PR-ja të përfaqësohet në qeveri me të njëjtat pozicioni si tani. Mediu tha se PR-ja është në Parlament dhe do të jetë edhe në të ardhmen, ndryshe nga shumë parti të tjera, që janë jashtë Parlamentit, sepse boshti politik dhe programor është “familje, pronë, komb”.
Vlerësimi për PD-LSI
Republikanët janë renditur te partitë që kanë mbështetur krijimin e qeverisë së re, pjesë e së cilës do të jetë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. “PR-ja vlerëson se koalicioni me LSI-në i shërben interesit të vendit, proceseve integruese. Prej kohësh ne si politikë kemi përcaktuar qëllime të përbashkëta, të cilat kanë pasur iniciativa të përbashkëta në favor të interesave kombëtare. Koha kërkon që ne të ngrihemi mbi ndasitë tona politike dhe të punojmë për një qeveri stabël, që i shërben interesave të vendit. Kontributi politik dhe qeverisës i LSI-së së bashku me “Aleancën e Ndryshimit” është shumë i rëndësishëm”, - tha drejtuesi i PR-së. Në deklaratën e tij kryerepublikani Mediu tha se PR-ja ishte e bindur në ndërtimin e një koalicioni të gjerë të së djathtës gjithëpërfshirëse, “sepse politika nuk është monopol i kurrkujt dhe nuk duhet të jetë përjashtuese”.