E Hënë, 2 Nëntor 2026

KQZ: PD-PS, 30 minuta kohë për të bërë reklama

03/06/2005  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që minimumi që do të ketë një parti në dispozicion për të reklamuar veten në TVSH do të jetë 15 minuta, ndërsa maksimumi do të jetë 30 minuta. Ky vendim ka sjellë një debat të ashpër mes PS dhe PD-së, që kanë kërkuar më shumë kohë. Gjithashtu, KQZ ka bërë të ditur nisjen e punës për administrimin e zgjedhjeve. "Deri tani KQZ ka përfunduar dy fazat e para të trajnimit të komisionerëve të KZZ-ve. Përqindja e pjesëmarrësve në këto trajnime ka qenë rreth 85% dhe është shifra më e lartë e pjesëmarrjes, krahasuar me dy proceset e fundit zgjedhore. Gjithashtu, KQZ ka parashikuar seancë të veçanta trajnimi për komisionerët e emëruar rishtazi, apo që nuk kanë mundur të marrin pjesë", tha dje Ilirian Celibashi. Për të, shqetësim të veçantë përbën fakti që kryetarët e njësive vendore të Republikës nuk kanë mundësuar sjelljen në KQZ të numrit të qendrave të votimit, sasinë e qendrave të votimit të njësisë përkatëse, numrin e zgjedhësve në secilën qendër, si edhe vendndodhjen e qendrave të votimit të njësisë së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›