Kreu i shtetit kërkon respektimin e Kodit të Etikës

03/06/2005 Moisiu: Kandidatët që janë drejtorë të institucioneve publike të japin dorëheqjen
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, gjatë një takimi me drejtues të mediave, u ka bërë thirrje politikanëve të respektojnë ligjet dhe kodin e etikës. “Kam besim të plotë që media shqiptare do të japë kontributin e saj maksimal, që këto zgjedhje të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare. Presidenti i Republikës nuk është garant për zgjedhjet, për këtë ka institucione të posaçme, por unë nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtij problemi shumë të rëndësishëm dhe do të luaj rolin tim, sipas detyrimeve kushtetuese”, tha Moisiu. Nga ana tjetër, ai ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve publike, që kandidojnë për deputetë. Në këtë rast është përmendur drejtori i Doganave, Tatimeve si dhe drejtori i KESH. Në këto kushte, Moisiu kërkon që mediat publike dhe private kombëtare të mbulojnë fushatën me paanshmëri, pavarësi dhe profesionalizëm, sipas ligjeve në fuqi dhe standardeve të gazetarisë perëndimore. "Nuk duhet lejuar diskriminim ndaj forcave politike në mediat vizive dhe radiofonike, përkundrazi duhet kërkuar zbatim rigoroz i hapësirës së lejuar nga ligji. Përvoja tregon se me punën e duhur kjo mund të arrihet", tha kreu i shtetit. Presidenti i bëri thirrje të veçantë Radio Televizionit Publik Shqiptar, që të jetë në funksion të publikut dhe jo të partive, apo grupeve të veçanta. Moisiu u shpreh se Televizioni Publik duhet të edukojë respektin ndaj shtetit, të jetë simbol i këtij respekti, të bazuar në rregullat dhe normat ligjore. “Ka ardhur koha për një moral dhe etikë të re evropiane dhe në median shqiptare. Kështu do të ndikojë dhe në përmirësimin dhe rrënjosjen e morali të ri edhe në politikë. Ju duhet të ndikoni më fuqishëm te politika për këto probleme”, këshilloi Mosiu.
Presidenti Moisiu shprehu kënaqësinë e tij për aplikimin e sondazheve parazgjedhore sipas ligjeve në fuqi, si një përvojë në të gjitha vendet demokratike, por tërhoqi vëmendjen për sondazhet, që përpiqen të japin rezultatet e zgjedhjeve sa po të mbarojë votimi.