E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do largojmë Berishën nga rruga

 Kryetari socialist Edi Rama tha mbrëmë në emisionin "Top Story" me gazetarin Sokol Balla në "Top Channel" se do të largojë Berishën me protesta si në 1990. Rama këmbënguli për hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes një kompromisi të negociuar me maxhorancën.   "Bojkoti i opozitës ka dëmtuar marrëdhëniet e opozitës me parlamentin e KE",-thotë rezoluta e Strasburgut. A do ta çoni ju anëtarin tuaj në këtë Parlament?Keqardhjen për bojkotin e kam shprehur unë në emër të PS, ai është e vetmja rrugë për ne. Anëtari ynë në Asamblenë e KE mund të shkojë atje, vetëm në rast se ne jemi në Parlament. Meqë ne nuk kemi anëtarin tonë në këtë Asamble, do të vijë Asambleja këtu në Shqipëri.Ju nuk kërkoni një komision hetimor siç e kërkon Asambleja KE-së?Ne kemi kërkuar komisionin hetimor, tani po e kërkojnë ata. është hera e parë që ndërkombëtarët bashkohen me ne që zgjedhjet duhen hetuar. Pse reporterët kërkojnë hetim të zgjedhjeve? Sepse ata e kanë parë realitetin në Shqipëri dhe kanë lexuar dhe raportin e OSBE-ODIHR-it.  KE thotë të hyni në Parlament dhe të krijohet komisioni hetimor?Ne jemi gati të hyjmë sapo të marrim garancinë përmes një marrëveshje të negociuar mbi bazën e kërkesave tona që të hetojmë zgjedhjet. Kompromisi ynë i madh është se meqenëse vendimi i KQZ është një skandal i madh për moshapjen e kutive, po ashtu dhe vendimi i Kolegjit, ne e kemi mbyllur këtë kapitull dhe nuk kërkojmë hetim për të përmbysur rezultatin, por për t'i dhënë fund kësaj maskarade që po hedh në erë demokracinë në Shqipëri.  Si do ta largoni Berishën?Me fuqinë e protestës së madhe popullore, me lëvizje demokratike siç kanë ikur dhe shumë të tjerë në vende të tjera në rrugë demokratike. Ne kërkojmë të bëjmë një kompromis. Ne nuk e konsiderojmë nul vendimin e Kolegjit Zgjedhor, por një shprehje të korruptuar të sistemit. Por nga ana tjetër, më lër të hetoj, ta shikojnë të gjithë shqiptarët se çfarë kanë ato kuti. Ne jetojmë në një rajon ku nuk ka më probleme me zgjedhjet.  çfarë qëndrimi do të ketë për zërat kundër bojkotit në PS?Vullneti i opozitës ka marrë një përmasë të re përmes vullnetit të shprehur nga KE për hetimin e zgjedhjeve në Shqipëri.Asnjë lloj lëvizjeje në kundërshtim me këtë lëvizje të madhe popullore dhe demokratike nuk e kthen popullin opozitar nga rruga dhe opozitën në Parlament. Kjo është një fjalë e thënë nga socialistët dhe progresistët. Ku do ta vendosni demokracinë, në rrugë?!Ku e vendosi populli shqiptar demokracinë në 1990? E vendosi në rrugë, dhe në çdo rast kur një populli i mohohet liria dhe e drejta për të jetuar, do ta rivendosë sërish në rrugë. Ne jemi që të mos vendoset demokracia në rrugë, pasi nuk jemi parti politike, por jemi gazetarë...Ky është një abuzim total. Bojkotin e ka në dorë Sali Berisha dhe mund ta ndalojë atë menjëherë duke hapur kutitë e votimit.   Pas 6 marsit sipas kryetares së parlamentit digjen mandatet e deputetëve, ju çfarë do të bëni?E kam thënë që në krye të herës se ato nuk janë mandatet e Jozefinës dhe të Sali Berishës, por janë mandatet e dhëna nga populli dhe në këtë mënyrë ato s'mund të digjen. Mandatet nuk do të digjen!çdo bëni nëse mandatet do të digjen?Ato mandate nuk do të digjen!Ka zëra për një rikthim të mundshëm të Fatos Nanos në politikë, si mbështetës të deputetëve që mendojnë ndryshe, ose për një parti të re. Cili është komenti juaj?Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatos Nano kanë kohë që janë bashkë kundër Partisë Socialiste.Ben Blushi është me ta..?Nuk mund të bëj një koment të tillë se do të ishte një spekulim. ritheksoj se vendimi për të mos hyrë në parlament deri në plotësimin e kërkesave që kemi parashtruar dhe që tani ia kanë mbështetur dhe ndërkombëtarët është një vendim që nuk kthehet, nuk thyhet dhe nuk zhbëhet deri në plotësimin e këtyre kërkesave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›