E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: S´marrin lekë partitë që kanë borxh

08/02/2005  Partitë që janë debitore ndaj shtetit në zgjedhjet e kaluara nuk do të marrin më financime për fushatën elektorale. Zëdhënësi i KQZ-së, Erton Sinani, tha dje, gjatë një prononcimi, se të gjitha partitë, që nuk kanë marrë 2.5 për qind të votave në zgjedhjet e kaluara dhe që nuk kanë kthyer paratë e financimit, nuk do të marrin fonde nga shteti për zgjedhjet parlamentare të këtij viti. "Asnjë nga partitë debitore nuk do të marrë fonde nga buxheti i shtetit në rast se nuk kthen paratë që ka marrë për fushatë në zgjedhjet e kaluara", tha Sinani. Shteti financon në fushatë elektorale vetëm ato parti që arrijnë të marrin 2.5 për qind të votave të elektoratit. Në rast të kundërt, këto parti janë të detyruara të kthejnë paratë në Buxhetin e Shtetit. Deri më tani vetëm 8 forca politike në vend kanë arritur që të kalojnë kufirin e përcaktuar nga ligji për financimet e partive politike në fushatë. Të gjitha forcat e tjera politike figurojnë debitore ndaj shtetit dhe duhet të kthejnë paratë që kanë marrë për të bërë fushatën elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›