E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Po vonohen listat e zgjedhësve

08/02/2005  Kryetarët e Njësive Bashkiake numër 8 dhe 11, Arben Tafaj dhe Haki Mustafa, kanë akuzuar dje qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se po vonon dërgimin e hartave zonale për listat e zgjedhësve. Të dy këto minibashki janë fituar nga opozita në zgjedhjet e vitit 2003. Kryetari i Njësisë Bashkiake numër 8, Arben Tafaj, tha dje se mangësitë e vëna re rrezikojnë të reflektohen në cilësinë e listave të votuesve. "Akoma Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk kanë përfunduar bërjen e hartave dhe numërimin e banesave, janë bërë 2 takime në Bashkinë e Tiranës për këtë problem dhe fatkeqësisht herën e dytë hartat kanë ardhur edhe më të pasakta sesa herën e parë", u shprehën dje dy kryetarët e njësive bashkiake. Sipas tyre, deri më tani Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë dhënë fondet e nevojshme dhe për pasojë mungojnë mjetet logjistike dhe numri i duhur i punonjësve për regjistrimin e popullatës dhe hartimin e listave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›