Sezoni turistik, kontroll në aksin Qafëthanë-Peqin
07/07/2009 Shqetësimet e Policisë Rrugore
ELBASAN- Një Task-Forcë në akset rrugore më problematike dhe në aksin nacional më të frekuentuar, bën pjesë në masat e marra nga Policia Rrugore e qarkut të Elbasanit në këtë sezon turistik. Shefi i Qarkullimit në nivel qarku Asllan Domi thotë se policia ka organizuar strukturat e saj që aksi nacional të jetë i monitoruar vazhdimisht nisur edhe nga rëndësia e tij dhe nga fluksi që ka përballuar vitet e tjera. Ai deklaron se “Janë marrë masa specifike për sa i përket këtij sezoni turistik duke qenë se qarku i Elbasanit ka lidhje me një aks nacional ku kalojnë dhe vazhdojnë të kalojnë automjete si nga rrethet, ashtu edhe nga shtetet fqinjë. Për këtë qëllim mbi bazën e disa planeve të organizuara nga policia e shtetit është përgatitur plani i veçantë i masave me detyra specifike për të gjitha strukturat e policisë përfshirë këtu edhe shërbimin rrugor. Ky plan ka filluar nga zbatimi dhe masat e marra kanë bërë që qarkullimi të jetë prioritet’. Nga analizat e bëra shikojmë që ka mungesa përfshirë edhe atë fosforeshente në vendet ku kanë ndodhur aksidentet në veçanti dhe në vendet e tjera në tërësi. Segmenti me problematik është ai nacional ku mësohet se ka edhe vijëzim të gabuar, ndërkohë që mungesat shënohen edhe në rrugët e bashkisë, por edhe në akse të tjera nacionale që shpesh bëhen pjesë e shkaqeve për aksidente siç është Unaza Jugore ku ka pasur mjaft aksidente, por edhe aksi nacional Qafëthanë-Peqin.