E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët kërkojnë paratë për kartat

07/07/2009  Drejtori i Postës Ismail Dervishi: Procesi deri në kompensimin e fundit

Durrës, afro 40 mijë shtetas përfitojnë të drejtën e kthimit të 1 mijë lekëve

DURRES- Pensionistët kanë nisur dje t’i drejtohen sporteleve të zyrave të postës në lagjet e tyre për të përfituar kompensimin për çmimin e kartës së identitetit. Ende pa përfunduar procesi zgjedhor një numër i konsideruar i shtresës së të moshuarve kanë kërkuar kompensimin e kartës për shumën 1000 lekë. Mandate për të përfituar këtë kartë është paguar 12000 lekë, por qeveria ka deklaruar se vetëm 200 lekë detyrohet pensionisti për të paguan në rastin e tillë. Drejtori i postës, Ismail Dervishi, ka bërë të ditur se ky proces ka nisur që para zgjedhjeve parlamentare dhe se do të vijojë deri sa pensionisti i fundit të marrë paratë e kompensuara nga shteti. “Ka ardhur fondi përkatës nisur nga rekordimi për numër pensionistësh dhe gjithçka ka nisur normalisht në sportelet tona”,-ka saktësuar drejtori i postës në Durrës Dervishi. Durrësi ka 21 zyra postare, të cilat njihen ndryshe edhe si pika të shpërndarjes së parave për pensionistët. Filiali i postës në këtë qytet ka vendosur orar shtesë për të mbyllur sa më parë kompensimin e pensionistëve lidhur me shumën që duhet paguar për kartën e identitetit. Sipas një statistike që ka kjo drejtori mendohet se në Durrës ka afro 40 mijë pensionistë, të cilët përfitojnë të drejtën e kthimit të shumës në 1 mijë lekë për rastin kur ata kanë marrë një kartë identiteti, e cila ka kushtuar 12 mijë lekë. Filiali i postës shqiptare në bazë të nënshkrimit të kontratës ka vendosur të ofrojë shërbim në familje për pensionistët në Durrës duke u dhënë zgjidhje ecejakeve të kësaj moshe. Kjo kategori ka menduar se në kohën që do të marrë pensionin e muajit qershor gjithçka do të jetë zgjidhur. Dje teksa ata janë drejtuar në sportel kanë mësuar se VKM-ja nuk është zbatuar së paku për këtë muaj që ata shpresonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›