Subashi-Ristani, debate të ashpra për 9 kutitë e Fierit
KQZ-ja ende pa vendim për numërimin ose jo të kutive të Fierit. Pritet sot zhvillimi i mbledhjes së radhës së KQZ-së dhe vendimi
Edhe gjatë mbledhjes së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë sërish numërimin e 9 kutive të qarkut të Fierit me pretendimin se partitë nuk kanë bërë kërkesë për hapjen e tyre. Pas debateve të ashpra mes nënkryetares së KQZ-së Dëshira Subashi dhe kryetarit Arben Ristani KQZ-ja vendosi që vendimin për numërimin ose jo të 9 kutive të votimit të qarkut të Fierit ta marrë gjatë mbledhjes që pritet të mbahet sot. Ndërkaq, mbledhja e djeshme është karakterizuar nga debati midis anëtarëve që përfaqësojnë partitë e ndryshme politike në KQZ.
Debati
Nënkryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Dëshira Subashi, kërkoi që në fillim të mbledhjes së djeshme që të procedohet me 9 kutitë e Fierit ashtu sikurse u procedua me kutitë e Fushë-Kuqes. Subashi kërkoi hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të votimit nga KQZ-ja. Ndërsa kryetari, Arben Ristani, tha se nuk ka një kërkesë nga subjektet partiake për hapjen e kutive, ndaj duhet të vijohet me analizimin e tabelave, pasi KZAZ i ka plotësuar ato. “Kutitë e Fierit duhet të numërohen pasi vendimmarrja nga KZAZ-të në këtë qytet ka qenë politike. Numërimi i këtyre kutive duhet bërë para shqyrtimit të tabelave që janë plotësuar në mënyrë abuzive nga komisionerët e KZAZ-ve. Duhet të veprojmë ashtu siç vepruam me kutitë e Fushë-Kuqes”, - është shprehur Subashi. Sipas nënkryetares së KQZ-së, në katër KZAZ-të e Fierit, pikërisht në KZAZ-të me numër 18, 19, 20 dhe 22, nuk u krye i plotë procesi i numërimit, pasi u ndërpre me vendim të KQZ-së. “Me një vendimmarrje 4 me 3, ku unë nuk kam qenë dakord në Fier, u ndërpre procesi i numërimit të votave. Derisa është ndërprerë me një urdhër tonin, dhe tabelat përmbledhëse të rezultatit nuk mund të dalin pa numëruar kutitë për të 4 KZAZ-të”, - tha Subashi duke shtuar se “vendimmarrja e KQZ-së ishte komprometuese për procesin e Fierit”. Në kundërpërgjigje ndaj saj, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se nuk mund të kryhet e njëjta procedurë si me kutitë e Fushë-Kuqes, pasi nuk kanë ngjashmëri. Sipas Ristanit, KQZ-ja do të marrë vendim për t’i hapur apo jo kutitë vetëm në rast se subjektet politike depozitojnë ankimim për rezultatin e shpallur nga katër KZAZ-të e Fierit. “KZAZ-të e qarkut të Fierit kanë miratuar tabelën me vendim dhe duke qenë kështu e vetmja procedurë për të hapur kutitë është duke zbatuar Nenin 123 të Kodit Zgjedhor, që do të thotë: hartohet tabela e qarkut dhe ankimohen vendimet e KZAZ-ve së bashku me tabelën përfundimtare të qarkut, pastaj KQZ vendos të hapë kutitë”, - është shprehur Ristani.
Kutitë
Socialistët kërkojnë me ngulm hapjen e 9 kutive të qarkut e Fierit duke pretenduar se në këto kuti gjendet mandati i 9-të i PS-së, i fituar në këtë qark. Ndërkaq, sherri për kutitë ka nisur pas bllokimit të procesit të numërimit të votave në KZAZ-të e Fierit. KQZ-ja, për të zhbllokuar procesin, u kërkoi komisionerëve të katër KZAZ-ve në Fier që të mbushnin tabelat e rezultateve dhe të dërgonin kutitë pranë KQZ-së. Aktualisht kryetari i KQZ-së pretendon se më parë duhet të dalin tabelat e rezultateve të shpallura nga katër KZAZ-të dhe në rast të ankimimit të këtij rezultati nga ndonjë subjekt politik, atëherë KQZ do të marrë vendimin për hapjen ose jo të kutive të votimit. Pritet që gjatë ditës së sotme KQZ-ja të vendosë nëse do të numërohen ose jo 9 kutitë e Fierit. Genc Gjonçaj, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, është shprehur dje se PS nuk do të tërhiqet derisa të konfirmohet mandati i nëntë për Fierin.
“Pa asnjë arsye në tre prej KZAZ-ve u bllokua procesi i numërimit dhe i përfundimit të tabelës. Ne po e administrojmë me kujdes këtë situatë, po ashtu sikundër po administrojmë me kujdes edhe situatën e mbledhjes së informacionit problematik për zgjedhjet e pak ditëve më përpara, në mënyrë që ankimimet tona të jenë korrekte dhe konform dispozitave ligjore. Patjetër që këto kuti do të numërohen. Është në interesin e publikut dhe në interesin e forcës që unë përfaqësoj që kutitë e Fierit të numërohen deri në fund. Këto kuti mbajnë brenda mandatin e nëntë të PS-së dhe do të rrisin në mënyrë të shkëlqyer rezultatin e PS-së për këto zgjedhje”, - është shprehur Gjonçaj.
7 Korrik 2009