KQZ certifikon rezultatet e 15 nëntorit, PDK kryeson
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot pasdite, mori vendim për certifikimin e rezultateve për kandidatët për kryetarë të komunave, të zgjedhjeve të 15 nëntorit për pushtetin lokal.
KQZ i certifikoi rezultatet veç e veç për secilën komunë. Rezultatet u certifikuan në 36 komuna në nivel vendi.
Raundi i dytë për kryetar do të mbahet më 13 dhjetor në 21 komuna, pasi në raundin e parë asnjë nga kandidatët nuk fitoi shumicën e mjaftueshme.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale kandidatët kanë marrë përqindjen e duhur në raundin e parë në vetëm 15 komuna, kurse 21 të tjera do të shkojnë në balotazh me 13 dhjetor.
Në bazë të këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës kryeson me numër më të madh të vendeve të fituara në asambletë e 14 komunave, ndërsa LDK ka marrë Prishtinën.
(m.a/BalkanWeb)