Policia sqaron ndalimin e punonjësve të bashkisë
TIRANË- Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për shtyp ka sqaruar arsyet e ndalimit të punonjësve të Ndërrmarrjes së Pastrim Gjelbërimit. Sipas saj fillimisht janë bllokuar dy makina të bashkisë që kishin ngarkuar disa thasë plastikë me plehera dhe pretendonin se po i dërgonin në ambientet e ndërmarrjes së tyre. Ndalesa e tyre u bë pasi u vërejt mungesë në dokumentacion.
Në këto kushte këto mjete bashkë me drejtuesit e tyre u shoqëruan në Komisariatin e Policise Nr.6 Tiranë. Pas pyetjes dhe kryerjes së procedurave administrative dy mjetet e mësipërme janë bllokuar administrativisht në Pikën e bllokimit të Policisë, ndërsa drejtuesit e tyre jane lënë të lirë.
Po ashtu janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 Kombinat edhe 20 punonjës të kësaj ndërmarrje që kanë prëgatitur dhe ngarkuar në automjete thasët me plehëra. Këta shtetas pasi janë pyetur procedurialisht janë lënë të lirë.
Materialet proceduriale për të gjitha veprimet e kryera do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)