KQZ hedh shortin për ekspertët kontabël
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot paradite për të shqyrtuar dy çështje që mbeten ende të pazgjidhura nga ana e këtij komisioni. Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, që zhvillohet pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, do të hidhet shorti për përcaktimin e ekspertëve kontabël që do të bëjnë verifikimin e shpenzimeve të fushatës së partive politike. Më pas grupi i ekspertëve kontabël, pasi të bëjë verifikimet dhe kontrollojë në financat e partive, do të hartojë një raport që do i paraqitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një tjetër çështjeje, së cilës pritet t‘i jepet një përgjigje, është ajo e parave që disa parti duhet t‘i kthejnë këtij institucioni. Sipas deklarimeve të krerëve të këtyre partive, ata nuk do të pranojnë t‘i kthejnë paratë, ndërsa afati ligjor ka skaduar.
Bëhet fjalë për partitë që nuk arritën të jenë pjesë e Parlamentit shqiptar.
Bëhet fjalë për partitë që nuk arritën të jenë pjesë e Parlamentit shqiptar.