Rama: Berisha-Meta, qeveria e korrupsionit elektoral
Dy kandidatët për kryetar të PS-së, Edi Rama e Maqo Lakrori, zhvilluan dje pasdite takimin e radhës me bazën në Shkodër, ku kanë shpalosur alternativat e tyre, pse duhet të jenë ata në krye të PS-së. Fillimisht ka qenë Lakrori ai që ka bërë një prezantim të platformës së tij, që e kanë shtyrë të kandidojë, si mendon ai ta menaxhojë PS-në në rast fitoreje dhe si do ta bashkonte të majtën. Lakrori, ndryshe nga Rama, u shpreh kundër bojkotit të prerë të Parlamentit, pasi, sipas tij, do të acaronte pjesën tjetër të Parlamentit. Por ai pohoi se duke marrë parasysh që votat mes pozitës dhe opozitës janë aty-aty, mund të arrihet që një vendim i tillë të merret me referendum.
Ndërkohë që Rama më shumë i ka kushtuar vëmendje sqarimit të të pranishmëve në sallë, në lidhje me qëndrimin e tij kundrejt zgjedhjeve, si dhe përse PS ka marrë vendimin për bojkotimin e Parlamentit, apo si do të dëshironte Rama ta shihte PS në të ardhmen. Por pak u ndal në lidhje me shpalosjen e një programi që ka të bëjë me platformën e tij për zgjedhjen e 26 shtatorit. "Neve nuk kemi humbur se jemi përçarë nga LSI-ja, por nga manipulimi që iu bë procesit të zgjedhjeve më 28 qershor.
Politika e vjetër sot ka marrë pamjen më të degraduar dhe më të shpërfytyruar të saj, në formën e një qeverie të lindur në një manipulim dhe korrupsion elektoral nga njëra ana, me një mashtrim të madh publik nga ana tjetër, duke bashkuar bashkë Sali Berishën me Ilir Metën. Kur ju thosha unë njerëzve se votat për Ilir Metën janë vota për Sali Berishën, Meta na hiqej si i majtë radikal, por ja që kjo na u vërtetua më së miri", është shprehur Rama. Më tej ai u shpreh i vendosur se PS do ta bojkotojë Parlamentin derisa pozita e sotme të mbajë një qëndrim dhe t‘u përmbahet kushteve tona që i kemi bërë publike.
Gjithashtu Rama, duke i dhënë përgjigje një pyetjeje nga salla, ka pohuar se është kundër një sistemi proporcional kombëtar. "Një sistem i tillë do të favorizonte partitë e vogla", ka pohuar prerazi dhe shkurt Rama. Ndërsa në lidhje me një pyetje që kishte të bënte me përgjegjësitë e komisionerëve, të cilët kanë lejuar vjedhjen e votës, ashtu siç deklaronte Rama, ky fundit i është përgjigjur se përgjegjësia është vetëm e hajdutit që në rastin e 28 qershorit është Sali Berisha dhe jo e atyre që e lejuan një gjë të tillë.
Ndërkohë që Rama e ka mohuar mundësinë e bojkotimit për një kohë të stërzgjatur, 6 muaj kohë kjo e cila do të rrezikonte shpërndarjen e këtij Parlamenti dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.