E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi, mesazh urimi për rizgjedhjen e Kryeministrit Berisha

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit Berisha, për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare. Zëdhënësja e Kryeministrit bën të ditur se në mesazh thuhet se "në emrin tim personal dhe në emër të Francës, iu dërgoj Ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj europian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra.

Franca do t‘ju japë Ju të gjithë mbështetjen e saj. Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në Komisionin Europian". Më tej, Sarkozi thekson se "isha shumë i lumtur që Ju takova Ju më 24 prillin që kaloi dhe për t‘ju shprehur ju përkushtimin tim personal për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Unë dëshiroj që bashkërisht ne të punojmë për thellimin e tyre, në veçanti në fushën ekonomike.

Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lartë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›