E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi- ambasadori i Belgjikës: Interes reciprok për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ambasada belge, fillon zyrtarisht punën e saj në vendin tonë. Ky konkretizim është bërë nga ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës, Mark Mishelsen, i cili ditën e djeshme gjatë takimit të zhvilluar me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi i ka paraqitur këtij të fundit letrat kredenciale, duke nisur kështu zyrtarisht punën e kësaj ambasade në vendin tonë. Ndër të tjera, kreu i shtetit e siguroi ambasadorin për mbështetjen e plotë të institucionit të presidentit gjatë misionit të tij në Shqipëri. Gjatë takimit u shpreh interesi reciprok për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë ekonomike duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të ardhmes së përbashkët në familjen e madhe euroatlantike dhe integrimit të ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga ana e tij, Mishelsen, vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan, në dobi të ruajtjes së qëndrueshmërisë dhe paqes rajonale. Deri më tani nuk ka pasur ambasadë belge në vendin tonë, por vetëm një konsullatë në Durrës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›