Zgjedhjet, Rama takon Ngjelën
22/09/2009 Kreu në detyrë i PS-së takime me faktorë politikë të së djathtës
Rinumërimi i votave - pika e përbashkët mes dy drejtuesve të partive politike
Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe shkeljet që shoqëruan këtë proces sollën takimin e ndërmarrë nga kreu në detyrë i Partisë Socialiste Edi Rama. Por kësaj radhe takimi ishte jo me përfaqësues të spektrit të djathtë, por me eksponentë të rëndësishëm të së djathtës, e konkretisht me kreun e partisë “Ligj e Drejtësi”, Spartak Ngjela. Kështu, kreu socialist Rama ftoi dje në një takim informal Ngjelën, duke vijuar në këtë mënyrë bisedimet me faktorë politikë, takime që së fundi shkojnë përtej kampit të majtë. Bashkëbiseduesit nuk kanë preferuar të bëjnë me dije lidhur me temën e diskutimit, por mësohet se në qendër të tij kanë qenë pikërisht zgjedhjet parlamentare dhe problemet që shoqëruan ato. Pra, pika e përbashkët mes dy drejtuesve politikë është kërkesa e ardhur nga Partia Socialiste për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 28 qershorit, për të cilin të dy mendojnë se brenda kutive fshihet një e vërtetë tjetër nga ajo që i dha mundësinë Partisë Demokratike të qeverisë vendin edhe për katër vjetët e ardhshëm. Për rreth një orë Rama e Ngjela kanë diskutuar rreth kësaj çështjeje në një nga baret në qendër të kryeqytetit vetëm pak metra larg godinës së Kryeministrisë. Në fund të takimit kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, zgjodhi që të mos i përgjigjet pyetjes së medieve mbi qëllimin e takimit dhe është larguar në heshtje. Ndërsa avokati Ngjela, ndryshe nga Rama, zgjodhi që të mos përballet me mediet, por të largohet nga një dalje tjetër. Por referuar pikërisht deklaratave të kreut të “Ligj e Drejtësi”, Ngjela, dikur bashkëpunëtor, tashmë një nga kundërshtarët më të ashpër publik të kryeministrit Berisha, vihet re qartë qëndrimi i tij në mbështetje të kryetarit në detyrë të Partisë Socialiste për rihapjen e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentaret. Madje, sipas tij, nëse rezultati brenda tyre mbetet e i njëjtë, atëherë ata që e kundërshtojnë një rezultat të tillë duhet të ndryshojnë qëndrim. Kësisoj, lidershipi i Partisë Socialiste po afron pranë vetes jo vetëm partitë që janë aleate të saj, por dhe forca politike jo të spektrit të majtë. Kjo u vu re qartë dhe pak kohë më parë, kur kreu në detyrë i PS-së, Edi Rama, zhvilloi një takim të përbashkët me kreun e Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi dhe kreun e demokristianëve Nard Ndoka. Në vazhdën e takimeve me drejtues të partive aleate të PS-së, Rama ka shkuar më tej, duke ftuar në takime dhe të tjerë drejtues të subjekteve politike, që, edhe pse jo pjesë e kampit të majtë, gjatë garës elektorale, por dhe pas saj, janë pozicionuar qartazi kundër mazhorancës qeverisëse. Edhe gjatë këtij takimi biseda u përqendruar te zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe shkeljet që shoqëruan këtë proces, por edhe te mundësitë për të siguruar garanci për zgjedhjet e ardhshme, me qëllimin eliminimin e atyre shkeljeve që kanë shoqëruar proceset zgjedhore në vend.
Situata në kampin e majtë
Synohet bashkimi në një njësi politike
Kreu në detyrë i PS-së, Edi Rama, u ka drejtuar një ftesë për bashkëpunim përfaqësuesve të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim që janë kundërshtarë të linjës politike të ndjekur nga kreu i saj Ilir Meta. Ka qenë pikërisht takimi me rastin e 67-vjetorit të Konferencës së Pezës që bashkoi në bisedën e Ramës me kreun socialdemokrat Skëndër Gjinushi, kryetarin e Demokracisë Sociale Paskal Milo edhe ish-nënkryetarin e LSI-së Pëllumb Xhufi, ish-deputetin Ndre Legisi, një nga themeluesit e kësaj partie, Mustafa Muçi, si dhe anëtarin e kryesisë Fatos Klosi. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se biseda u përqendrua te zgjedhjet e 28 qershorit, situata aktuale politike, por dhe te sfidat e ardhshme që presin të majtën dhe mënyra me te cilën kampi i majtë do të shfaqet përballë tyre. Ndalur në këtë pikë, mësohet se gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit kanë hedhur ide të ndryshme mbi një çështje të tillë. Ndërkohë të gjitha këta ide bashkërendohen në një pikë të përbashkët: në atë të organizimit në një njësi e vetme politike. Në këtë mënyrë, organizimi i së majtës në një njësi politike është hapi i radhës që do të ndërmarrë kampi i majtë, por do të jenë takimet në vijim ato që do të përcaktojnë modalitet e kësaj çështjeje, jo pak i rëndësishëm për spektrin e majtë.