KQZ-ja injoron pamjet filmike për të cilat investoi 1.5 milionë euro
Nëse filmimet nuk përdoren, atëherë cili ka qenë roli i kamerave në zgjedhje?
Ndonëse janë shpenzuar qindra milionë lekë në një teknologji që si rregull do të na garantonte “transparencën”, KQZ-ja ka vendosur për të mos marrë parasysh filmimet e bëra në qendrat e numërimit të votave. Duket paksa si historia e lopës që mbushi kovën dhe i vuri shkelmin vendimi më i fundit i KQZ-së, që bllokon verifikimin e sjelljes së numëruesve dhe të ngjarjeve që kanë ndodhur në qendrat e numërimit të votave në të gjithë vendin. Në këto zgjedhje u aplikua për herë të parë monitorimi nga kamerat vëzhguese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në një mbledhje të posaçme katër muaj par ditës së votimit projektin që parashikonte instalimin e 385 kamerave, në të 66-të vendet e numërimit të votave (VNV) të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Nga përllogaritjet e bëra, në të 66-të VNV-të u konkludua se duhet të ngriheshin 385 tavolina numërimi. Projekti “Zgjedhjet në moshën dixhitale” u proklamua me bujë dhe krerët e KQZ-së dhanë garanci maksimale për të. Madje para zgjedhjeve u tha se cilido i interesuar për të mësuar në kohë rekord se cila është partia fituese në zonën e tij zgjedhore, do të mjaftonte t’i drejtohej godinës ku do të jetë vendosur Grupi i Numërimit të Votave për të parë në monitorin e madh që do të jetë instaluar aty se sa vota ka siguruar subjekti që mbështet apo simpatizon. Por nuk ndodhi kështu, filmimet jo vetëm që nuk garantonin verifikimin “online”, por sot, pasi ato janë arkivuar, vetë KQZ-ja ka mohuar transparencën e premtuar.
Kamerat
Pasi u bë publik ky projekt, radha i erdhi tenderit për sigurimin dhe instalimin e këtyre kamerave. Asokohe u premtuan garanci maksimale, aq sa dukej se procesin e numërimit të votave mund ta ndiqje sikur një film në televizor. ”Të gjitha imazhet e marra nga kamerat do të regjistrohen edhe me zë, në pajisje përkatëse në çdo VNV. Do të jenë 66 pajisje regjistruese që do të mundësojnë regjistrimin e pandërprerë për një kohë jo më pak se 20 orë, dhe gjithashtu do të mundësojnë hedhjen e regjistrimit filmik në DVD. Procesi i regjistrimit me kamera do të mbikëqyret nga një tjetër sistem kontrolli. Një rrjet i të dhënave do të lidhë VNV-të me sallën e mbledhjeve të KQZ-së. Një kamera qendrore me pamje 360 gradë do të mbulojë gjithë VNV-në. Kjo është një sfidë për ne, pasi nuk është përdorur më parë në vendin tonë ose në vendet fqinje. Procesi i monitorimit të zgjedhjeve me kamera do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe në arritjen e standardeve që i kërkohen vendit tonë”, - deklaronte kreu i KQZ-së ditën që u shpall dhe firma fituese që do të bënte montimin e këtyre kamerave. Sot, dy javë pas zgjedhjeve, sërish kreu i KQZ-së ka ngritur kartonin e kuq gjatë votimit për të përdorur pamjet filmike në verifikimin e problemeve gjatë procesit të numërimit.
Projekti
Kamerat me rezolucion të lartë u instaluan mbi çdo tavolinë numërimi për regjistrimin e vlerësimit të çdo fletë votimi dhe transmetimin në kohë reale në ekranet e vendosura përballë vëzhguesve. Kodi Zgjedhor impononte që në çdo VNV të ngriheshin jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 tavolina numërimi. Sot, pas përfundimit të procesit, ekzistojnë 66 pajisje regjistruese që mundësuan regjistrimin me zë të imazheve të marra nga kamerat. Këto pajisje regjistruese nuk kanë asnjë vlerë për sa kohë që pamjet që ato kanë “fshehur” në film, janë arkivuar me vendim të KQZ-së.
Vëzhguesit: Kamerat nuk na garantuan transparencën në numërim
Shumë vëzhgues të partive të ndryshme kanë deklaruar publikisht pamundësinë e tyre për të parë në mënyrë të qartë procesin e numërimit nëpërmjet kamerave. Ndonëse KQZ-ja kishte parashikuar një sërë ”defektesh potenciale” me kamerat ditën e zgjedhjeve, ajo që KQZ-ja nuk parashikoi kurrë ishte fakti i thjeshtë se numëruesit i kalonin fletët ”rrufeshëm” para syrit të kamerës. Kështu, KQZ-ja kishte marrë masat nga mosfunksionimi i sistemit të kamerave. Në rast të ikjes së energjisë elektrike apo të defekteve të tjera teknike që mund të ndodhin në sistemin e monitorimit, vëzhguesit nuk do të kishin mundësi që të vëzhgojnë nga afër numërimin e fletëve të votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që edhe në rast të mosfunksionimit të këtij sistemi, procesi i numërimit të votave të mos ndërpritet. Gjithashtu, KQZ-ja vendosi se në rast të defekteve, anëtarët të regjistrojnë në procesverbal orën dhe shkakun e ndërprerjes së procesit të monitorimit me anë të kamerave. Këta të fundit do të ishin të detyruar të njoftonin KQZ-në. Ndërsa KQZ-ja, nga ana e saj, do të njoftonte firmën “A&T”, që ishte përgjegjëse për sistemin e kamerave. Por ndodhi që as kamerat nuk u fikën e as korrenti nuk u ndërpre, arsyeja e vërtetë e problemeve me vëzhguesit ishin thjesht numëruesit, që i kalonin shumë shpejt fletët e votimit në monitor.
KQZ-ja, 1.5 milionë euro për sistemin e kamerave
Këtë vit, në ndryshim nga herët e tjera, peshën më të madhe të zgjedhjeve e zuri ngritja e infrastrukturës për monitorimin e zgjedhjeve përmes kamerave dhe mjeteve të tjera. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi një fond prej 1.5 milionë eurosh për blerjen e kamerave dhe pajisjeve të tjera që do të monitorojnë dhe regjistrojnë të gjithë procesin e numërimit të votave. Kjo praktikë përdorej për herë të parë dhe rezultoi tejet e kushtueshme. Pjesë e kostos janë edhe instalimet e pajisjeve dhe mbështetja teknike. Por, për logjistikën që u përdor në procesin e monitorimit investuan edhe organizatat e ndryshme. USAID-i ka financiar dy shoqata, “ECA” dhe “KRIIK”, të cilat ngritën një sistem të mbledhjes së të dhënave, i pavarur nga KQZ-ja, i cili transmetonte rezultatet nga 66 qendrat e votimit direkt në qendër. Kostoja e këtij projekti rezulton të jetë shumë e madhe. Në koston e shpenzimeve nuk janë përllogaritur fondet që harxhuan mediat për mbulimin e zonave me transmetimet direkte, apo edhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën ndihmëse që do të përdorë KQZ-ja apo misionet e OSBE-së dhe ODIHR-it. Një gjë është e qartë; këto zgjedhje janë më të kushtueshmet dhe kjo për shkak të standardeve të ulëta të demokracisë dhe nivelit të lartë të mosbesimit në procesin e votimit.
15 Korrik 2009