PS: Nuk i njohim zgjedhjet pa u rinumëruar votat në Berat, Tiranë dhe Shkodër
Socialistët vendosin si kusht të pakthyeshëm numërimin e kutive në tri qarqe të ndryshme
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erion Braçe, ka theksuar dje se PS-ja nuk do t’i njohë zgjedhjet në rast se “dyllosen” kutitë e kontestuara nga socialistët në qarqet e Beratit, Tiranës dhe Shkodrës. “Pa rezultatin dhe pa transparencën e çdo vote të hedhur nga qytetarët shqiptarë në Berat, Tiranë dhe Shkodër, nuk do të njihet rezultati i këtyre zgjedhjeve. Po ju them se KQZ-ja po shkatërron të gjithë garantët që Kodi Zgjedhor i kishte dhënë opozitës apo minorancës qoftë në KQZ apo në politikë, për të bërë transparente çdo votë, për të numëruar drejt çdo votë. Garantët që ishin vendosur përmes konsensusit në Kodin Zgjedhor janë shfuqizuar dhunshëm nga KQZ-ja. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit, duke filluar nga kamerat, po ju them se për Beratin kemi insistuar shumë që për KZAZ-në të na jepeshin filmimet e 28 qershorit në darkë, 29 qershorit gjatë gjithë ditës dhe 30 qershorit, po ju them se na kanë dhënë vetëm datën 1 korrik, kutinë e fundit që u numërua pas insistimit tonë”, - deklaroi Braçe. Sipas Braçes, 15 ditë larg nga dita e zgjedhjeve, Sali Berisha, në rolin e dhunuesit të tyre, po u mohon shqiptarëve një rezultat përfundimtar, të drejtë, në përputhje me vullnetin e shprehur nga shqiptarët me votë.
Denoncimi
“15 ditë larg nga dita e zgjedhjeve, Sali Berisha, në rolin e grabitësit përsëritës, po u mohon shqiptarëve transparencën për çdo votë të numëruar dhe vlerësuar në të zezë apo errësirë. 15 ditë larg nga dita e zgjedhjeve, Sali Berisha, në rolin e drejtuesit real, por të paligjshëm të KQZ-së, po çmonton ligjin zgjedhor duke shfuqizuar me dhunë të gjithë garantët ligjorë që i japin të drejtën opozitës për të bërë transparencë mbi çdo votë dhe korrigjuar ligjërisht çdo veprim të paligjshëm që ka deformuar votën e numëruar dhe vlerësuar në të zezë”, - ka deklaruar Braçe. Sipas tij, për të gjitha këto arsye zgjedhjet tashmë janë shkatërruar dhe standardi i tyre po e rendit Shqipërinë edhe poshtë Ganës. Braçe tha se KQZ-ja, nën urdhrat e Berishës dhe nën kërcënimet publike të këshilltarëve të tij në detyrë politike dhe partiake në KQZ, shfuqizoi nga ligji zgjedhor garantin që jep të drejtën dy anëtarëve të KQZ-së të marrin prova që tregojnë se procesi dhe vullneti i shprehur me votë është deformuar.
Vullneti
Më tej Braçe ka argumentuar se në të gjithë përpjekjen për reformën zgjedhore, të sanksionuara në nenet 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor, ky garant për procesin zgjedhor është më i rëndësishmi. “Ky garant është detyrues për KQZ-në, pa votim dhe jo nën çmimin e kryetarit apo anëtarëve të Sali Berishës në KQZ. Ky garant u shfuqizua dje me dhunë nga keqbërës historikë mes të cilëve edhe kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, në shpërdorim të plotë të detyrës dhe në dhunim flagrant të vullnetit të qytetarëve të Beratit”, - tha ai. Më tej përfaqësuesi i PS-së deklaroi se kjo parti është e vendosur t’i kërkojë Kolegjit Zgjedhor të rivendosë këtë garant të votës së lirë në përdorim sa më parë, me qëllim që çdo votë e qytetarëve të Beratit, e numëruar dhe e vlerësuar në të zezë, të dalë në dritë të diellit e të materializojë plotësisht vullnetin e qytetarëve beratas.
15 Korrik 2009