Uithers: Topi po ruan pavarësinë e institucioneve
Presidenti Bamir Topi ka “kërkuar” mbështetje ndërkombëtare në situatën konfliktuale me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe pjesën tjetër të mazhorancës, për 5 emrat e rinj të Gjykatës së Lartë. Në pikun e këtij debati, kur PD i ka kërkuar të ndryshojë emrat e dekretuar prej tij, Topi ka takuar dje përfaqësuesit diplomatikë më të rëndësishëm në vend, atë të SHBA-së dhe KE-së. SHBA ka çmuar rolin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të vendit. Kryetari i shtetit priti dje në zyrën presidenciale ambasadorin amerikan, Uithers, i cili vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të z. Topi, në garantimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve demokratike e kushtetuese. Gjatë bisedës për zhvillimet e fundit në vend, Uithers e siguroi kreun e shtetit shqiptar mbi mbështetjen e fuqishme e të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë shqiptare, për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e pavarura, si edhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO. Ndërsa Presidenti Topi e falënderoi SHBA për mbështetjen e dhënë, duke e cilësuar si aleatin më të rëndësishëm të Shqipërisë. Presidenti Topi shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-së për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë në integrimin e vendit. “Shpreh mirënjohje për ndihmesën e vazhdueshme dhe mbështetjen e fuqishme të aleatit tonë më të madh e më të rëndësishëm: Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dhënë vendin tonë në forcimin e shtetit ligjor, të demokracisë, institucioneve të pavarura demokratike, ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve dhe përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike”, - deklaroi z. Bamir Topi.
Takimi me Lohan
Presidenti i vendit, Bamir Topi, priti dje në zyrë edhe ambasadorin e KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, me të cilin diskutoi edhe për procedurat ligjore të emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ligjit të legalizimeve. Takimi mes tyre, i bërë në prag të përpilimit të raportit vjetor që ambasadori Lohan përgatit në lidhje me përparimin e Shqipërisë, u fokusua tek dy problemet më kyçe të politikës aktuale, siç është ai i dekreteve të Topit dhe legalizimeve. Kreu i shtetit dhe ambasadori Lohan shkëmbyen pikëpamje rreth situatës politike në vend, reformave të ndërmarra, forcimit të shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike të pavarura, ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve, si edhe ruajtjes e përmbushjes së standardeve të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.
Ambasadori Lohan, në kuadër të përpilimit të raportit vjetor të përparimit të Shqipërisë, u informua dhe shkëmbeu mendime me Presidentin Topi rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, reformës në sistemin e drejtësisë dhe atë zgjedhore, procedurave ligjore të emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ligjit të legalizimeve.