Nishani: Shqipëria nuk është më në listën e trafikut
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë debatuar dje gjatë seancës plenare edhe për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me situatën e krimit të organizuar. Deputetët socialistë kanë akuzuar qeverinë se krimi i organizuar po lulëzon. “Pas listës që publikoi dje DASH për klasifikimin e Shqipërisë në luftën kundër trafiqeve, e keni çuar Shqipërinë pas tre vitesh aty ku ishte në vitin 2002 dhe ç'është më e keqja, e keni vënë Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim, njësoj me Çadin ku do të çojmë trupa ushtarake javën që vjen”, - tha deputeti socialist, Braçe. Në përgjigje të akuzave të deputetit Erion Braçe, ishte ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili tha se raporti i DASH-it shënonte një progres për luftën nga krimit të organizuar edhe trafiqeve. Sipas Nishanit, trafiqet nuk janë më shqetësuese për Shqipërinë dhe vendi ka dalë nga lista e vendeve tranzit apo vendeve si burim për trafik të mishit të bardhë dhe drogës.
Legalizimet, ligji në votim ditën e hënë
Kuvendi pritet që të votojë ditën e hënë dekretin e Presidentit Bamir Topi mbi ndryshimet në ligjin e legalizimeve. Ndryshimet nuk u arritën të votoheshin ditën e hënë, për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të deputetëve që kërkon ligji. Kushtetuta parashikon se një ligj i kryer nga kreu i shtetit kërkon minimalisht 71 vota për t’u rivotuar e më pas për të hyrë në fuqi. Ndryshimet në ligjin e legalizimeve kanë prekur disa aspekte të rëndësishme të procesit të legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale. Ndryshimet në ligjin e legalizimeve kanë prekur edhe shtesat në pallatet, që janë ndërtuar me leje, por që nuk e kanë respektuar atë. Sipas ligjit, është përcaktuar se familjet që jetojnë në këto shtesa do të kenë legalizimin në favor të tyre, ndërkohë që ndërtuesit duhet të paguajnë për shtesat pa leje që kanë bërë. Legalizimi i shtesave në ndërtime kryhet edhe në rastin kur subjekti, shoqëria ndërtuese ose investitorë, që kanë kryer shtesën jashtë lejes së ndërtimit, për qëllim kalimi pronësie ose qiradhënieje, nuk paguajnë penalitetet. Në listën e ndërtimeve informale që do të legalizohen, do të jenë edhe ndërtimet para vitit 1993.