Prifti i shkruan Lohanit për arsenikun e Fierit
Nënkryetari i LSI-së, si dhe deputeti i zonës së Fierit, i ka shkruar dje një letër kreut të KE-së në Shqipëri, ambasadorit Helmuth Lohan. Në këtë letër Prifti i shkruan Lohanit për problemin e groposjes së arsenikut në Fier. Ndërkohë që KE-ja është financuese e këtij projekti në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit. Nisur nga kjo, ai i kërkoi Lohanit që të bllokojë sa më parë financimin e këtij projekti. “Si deputet i ardhur në Parlament me votat e rrethit të Fierit, me shumë mirësjellje ju kërkoj që të bllokoni menjëherë financimin për projektin dhe të filloni procesin e gjetjes së një tjetër vendi për arsenikun. Do të kërkoj të njëjtën gjë nga qeveria jonë, por nuk kam besim që kjo qeveri do të bëjë ndonjë gjë për ta ndalur këtë groposje në vendin ku është caktuar”, - thuhet në këtë letër.