E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga dy adoloshentë, vodhën kompjuterat për të lozur

13/06/2005  BERAT- Kanë dashur të lozin me kompjuterat e vjedhur në dyqanin e lojrave ne lagjen “Dëshmorët e Kombit“, por kanë përfunduar në prangat e policisë. Dy 16-vjeçarët, Dronel Kokoshari dhe Redjon Baci, banorë të së njëjtës lagje ku dhe u vodhën kompjuterat, u arrestuan dje pas zbulimit. Sipas burimeve të policisë, dy adoleshentët kanë arritur të vjedhin dy kompjutera në dyqanin e lojrave të kompjuterave me pronar Adrian Shehu dhe i fshehën në banesat e tyre. Po sipas të njëjtit burim, vjedhja është bërë në mesnatën e djeshme dhe është zbuluar vetëm në mengjesin e djeshëm, kur vetë pronari ka shkuar në punë. Ai ka parë se i mungonin dy kompjutera dhe më pas ka parë se hajdutët kishin hyrë nga dritarja e banjës nga pas banesës. Ka qënë pronari i dyqanit ai që ka denoncuar në polici dhe ka dhënë edhe emrat se ku dyshonte si i kishin vjedhur kompjuterat. Më pas, forcat e policisë të rendit dhe atë të sektorit kriminal në rrugë operative, kanë arritur të zbulojnë dhe të vënë në pranga dy vjedhësit e kompjuterave. Po dje, policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, gjeti të fshehur dy kompjuterat të cilët i sekuestroi në cilësinë e provës materiale. Të dy vjedhësit akuzohen për vjedhje të pasurisë të tjetrit, akuzë kjo e bazuar në Nenin 134 të Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›