Vdes më i moshuari i Jugut
13/06/2005 108 vjeçari Mado Shorri
SARANDE - Ndahet nga jeta, njeriu më i moshuar në Jug të vendit.
Dy ditë më parë, është ndarë nga jeta njeriu më jetë gjatë në jug të Shqipërisë. Mado Shorri 108-vjeç, ka ndërruar jetë dy ditë më parë në qytetin e Konispolit, ku kishte lindur më shumë se një shekull më parë. Sipas të afërmve të tij, ai pati një vdekje të papritur pasi, burri me mbi një shekull jetë në shpatulla, gëzonte një shëndet shumë të mirë edhe gjatë ditëve të fundit të jetës së tij. Mado Shorri ka lindur në Konispol në vitin 1897. Një pjesë të jetës së tij e kaloi si emigrant në Turqi. Ushqimet e tij të preferuara ishin prodhimet blegtorale. Një pjesë të konsiderueshme të ditës së tij, ai e kalonte duke punuar ndërkohë që, në moshë të re, ushtrimet fizike ishin pjesë e pandarë e jetës së 108-vjeçarit. Sipas statistikave, Mado Shorri rezulton të jetë njeriu që ka jetuar me gjatë në jug të vendit, duke prekur 2 shekuj. Ai ka 5 fëmijë, tre prej të cilëve djem dhe 2 vajza. Ndërkohë që plaku shekullor ka lënë pas 22 nipër, mbesa dhe stërnipër, të cilët janë të shpërndarë në qytetet e ndryshme të Shqipërisë dhe Greqisë. B.Bardhi