KQZ llogarit formulën e shpërndarjes së lekëve për partitë
08/05/2009 Vedimin për sasinë e fondeve pas përcaktimit të buxhetit nga qeveria
Partitë politikë që kanë mandat në Kuvendin e Shqipërisë do të përfitojnë fonde nga buxhetit në varësi të numrit të mandateve që ka secila prej tyre sipas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë gjatë mbledhjes së sotme një udhëzim që ka për qëllim përcaktimin e mënyrës së shpërndarjes së fondeve publike subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe për mënyrën e rishpërndarjes së fondeve publike subjekteve zgjedhore që do të përfitojnë mandate në zgjedhjet për Kuvendin e 2009-s. Më pas, në kohën kur qeveria të përcaktojë dhe miratojë fondin që duhet të kenë partitë politike për fushatën, KQZ-ja përmes një vendimi do të caktojë edhe sasinë e fondeve që do të marrë secila prej partive politike në respektim të neneve 86 dhe 87 të Kodit Zgjedhor. Gjysma e fondeve do të ndahet mes partive që janë regjistruar si subjekt zgjedhor, kanë mandate në Kuvend dhe kanë të regjistruar listat shumemërore për zgjedhjet për Kuvendin 2009). Pikërisht 50-përqindëshi i parë do të pjesëtohet me shumën e mandateve të fituara në zgjedhjet pararendëse dhe shuma që do të dalë e pjesëtuar me numrin e mandateve që ka çdo parti, do të përbëjë edhe sasinë reale që do t’i jepet çdo partie politike që ka mandate në Kuvend. Ndërkohë që gjysma tjetër do të llogaritet mes partive që janë regjistruar si subjekt zgjedhor dhe që kanë marrë jo më pak se 2 mandate në Kuvend. Ky 50-përqindësh pjesëtohet me shumën e votave të fituara në zgjedhjet pararendëse në shkallë kombëtare nga partitë politike të përcaktuara në këtë nen sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve 2005. Shuma që del nga ky pjesëtim e shumëzuar me numrin e votave të marra në shkallë kombëtare prej këtyre partive politike, do të përbëjë edhe sasinë që ato të marrin. Në rast se pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e 2009-s nga KQZ-ja rezulton se partitë politike që kanë përfituar fonde dhe nuk kanë marrë asnjë mandat, duhet të kthejnë shumën përkatëse të përfituar sipas rregullave të përcaktuar në pikën 3 të nenit 87 të Kodit Zgjedhor. KQZ-ja me vendim do t’u rishpërndajë partive politike që do të përfitojnë mandate në Kuvend sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin 2009 shumën e fondeve të kthyera.
Rishpërndarja e fondeve
Shuma e fondeve të kthyera nga subjektet zgjedhore pjesëtohet me shumën e mandateve të fituara në Kuvend në zgjedhjet e 2009-s. Çdo partie politike që përfiton fonde publike sipas këtij neni i jepet ajo sasi nga fondi publik që del nga shumëzimi i numrit të mandateve të fituara prej saj në Kuvend me numrin e dalë nga pjesëtimi sipas përcaktimit të mësipërm.
Rregullorja
KQZ-ja ka shtyrë për një tjetër mbledhje miratimin e rregullores së organizimit dhe funksionimit të saj. Debatet mes komisionarëve për dy rregullore (një për anëtarët e KQZ-së dhe një për administratën) apo një rregullore ka çuar në shtyrje të diskutimit. “Për mua janë dy përderisa edhe Kodi përcakton dy vendimmarrje të ndryshme”, - tha kryetari i KQZ-së Ristani.