Zogby: PD përmbys rezultatin fituese në zgjedhje
08/05/2009 Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në sondazhin e organizuar nga kompania “Zogby International”, duke marrë për muajin prill kryesimin e tabelës. Pyetjes se për cilën parti do të votoni në këtë moment, pra në muajin prill, 38% e të pyeturve janë shprehur se do të votonin për këtë forcë politike. Ndërkohë që 36% janë përgjigjur se do të votonin për PS, gjithmonë gjatë këtij muaji. Kjo është hera e parë që PD del në krye të sondazhit të organizuar nga kjo kompani. Por gjithsesi vihet re një avantazh i dukshëm i së majtës, në tërësi në rast se fusim këtu dhe LSI-në e Metës, si dhe G99 e Erjon Veliajt. Në këtë rast, partitë e koalicionit të djathtë, nuk kanë ndonjë peshë në votën e shqiptarëve. Për shembull, Partia Republikane Ndërkohë sipas sondazhit mbetet ende i lartë numri i votuesve të pasigurt me 10 %. Ndërkohë një vlerësim është bërë dhe për performancën e dy liderëve që kryesojnë fushatat në të dy krahët e politikës, për Ramën e Berishës. Në këtë pikë, Berisha ka pasur një vlerësim pozitiv prej 58 përqindësh ndërsa vlerësimi negativ 40%. Rama në këtë pikë ka marrë një vlerësim prej 53 % pozitiv dhe 44 negativ. Specialistët e shpjeguan këtë përmbysje të rezultatin me faktin se muaji prill ka qenë një muaj pozitiv për PD-në ku kanë ndikur antarësimi në NATO, dhe aplikimi për në BE
Performanca vlerësimi
Berisha
40% negativ 58
8% pozitiv
Rama
44 negativ
53 pozitiv
Vlerësimi për Partitë
PD
59% përqind pozitiv
36 negativ
PS
60% pozitiv
40 % negativ
Rezultatet në zgjedhje
PD 38%
PS 36%
LSI 6%
G99 2%
Të pasigurt 10%
PBDNJ 1%
Performanca vlerësimi
Berisha
40% negativ 58
8% pozitiv
Rama
44 negativ
53 pozitiv
Vlerësimi për Partitë
PD
59% përqind pozitiv
36 negativ
PS
60% pozitiv
40 % negativ
Rezultatet në zgjedhje
PD 38%
PS 36%
LSI 6%
G99 2%
Të pasigurt 10%
PBDNJ 1%